Connect with us

Politike

Begaj pret në takim lamtumire ambasadoren e BE-së, Hohmann

Presidenti Begaj priti sot në takimin e lamtumirës Ambasadoren e Bashkimit Evropian, Christiane Hohmann.

Gjatë takimit, Presidenti Begaj çmoi rolin e Ambasadores Hohmann në detyrën e rëndësishme të përfaqësimit të delegacionit të BE-së në Tiranë.

Anëtarësimi në BE është objektivi strategjik më madhor i Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe Hohmann erdhi në krye të delegacionit vetëm pak ditë pasi Shqipëria kishte çelur negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian një vit më parë.

Në një postim në Twitter ambasadorja e BE-së tha se gjatë bisedës ishte nënvizuar rëndësia e avancimit të mëtejshëm dhe konsolidimit të zbatimit të reformave, në interes të popullit shqiptar.“E falënderova për angazhimin e tij personal ndaj anëtarësimit në BE” shkruan ambasadorja Hohmann.

Në fund të takimit, Presidenti Begaj i uroi suksese znj. Hohmann në karrierën e saj.

Advertisement