Aktualitet
Behgjet Pacolli: Po shpikin për vrasjen e Liridonës, faqezinjtë do përballen me drejtësinë
”Disa njerëz po tentojnë ta ngatërrojnë publikun rreth vrasjes së Liridonës”, ka qenë kjo akuza e bërë nga Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i cili ka reaguar edhe një herë lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt
Ai ka thënë se është i zhgënjyer nga personat që po japin versione të ndryshme për sa i përket motivit të vrasjes së Liridonës.
Përmes një reagimi në facebook, Pacolli nënvizon se personat të cilët po tentojnë të shpikin skenarë të paqenë do të përgjigjen përpara drejtësisë.
“Jam shumë i zhgënjyer nga fakti që disa njerëz të pa skrupull, pa asnjë respekt për tragjedinë e ditëve të fundit, për viktimen dhe njerëz tjerë qe nuk kanë lidheshmeri me ngjarjen, imponohen në televizion dhe media të ndryshme ku rrëfejnë, hamendësojnë, gënjejnë dhe shpikin skenarë, thjesht për të thënë diçka.
I dyshuar për porositjen e vrasjes së gruas së tij, është Naim Murseli që kishte shërbyer si këshilltar i Pacollit.