Lifestyle
Bëhuni gati për ndryshimin e orës/ Nga përgjumja te migrena e sulmet në zemër, si ndikon në shëndetin tonë

Një orë para në agim të së dielës do të ndryshojë orarin tonë, duke shënuar fillimin e periudhës së kursimit të energjisë, por kjo ndihmon vetëm në shfrytëzimin më të madh të dritës natyrale.
Megjithatë, me avancimin e teknologjisë, qëllimi fillestar i tij mund të ketë humbur ndikimin, pasi zgjatja e orëve të ditës ka sjellë një rritje të përdorimit të ajrit të kondicionuar, duke krijuar një efekt të padëshiruar “bumerang”.
Sipas Beth Ann Mallow, profesoreshë e Neurologjisë dhe Pediatrisë në Universitetin Vanderbilt, pas kalimit në orën verore, ndodhin disa simptoma, përfshirë përgjumje gjatë ditës, irritim, performancë të reduktuar mendore dhe fizike, çrregullime të urisë, dhe mundësinë e sulmeve në zemër, goditjeve, migrenës, dhimbjeve të kokës, shtimit të peshës dhe rritjes së aksidenteve në trafik.
Një orë humbje gjumi mund të duket e vogël, por ajo ka ndikim të madh në trup. Hulumtimet nga Akademia Amerikane e Mjekësisë së Gjumit tregojnë se 55% e të rriturve ndihen të lodhur pas ndryshimit të orës.
Ndryshimi i orarit ndikon direkt në sekretimin e melatoninës, hormonit që rregullon gjumin dhe zgjimin, i cili vonohet për shkak të dritës që pengon prodhimin e tij.
…
Në natën mes të shtunës dhe të dielës (29-30 mars) fillon llogaritja verore e kohës, ora do të shkojë 60 minuta përpara.
Momenti zyrtar i ndërrimit të orës është pikërisht në orë 02:00, atëherë kur akrepat kalojnë 60 minuta para duke shënuar 03:00.
Dy herë në vit orët tona ndryshojnë për një orë dhe njerëzit fitojnë ose humbin një orë gjumë. Këtë herë akrepat e orës nuk do të rikthehen pas deri më 26 tetor
Ndryshimi i akrepave është një proces i unifikuar në gjithë vendet e Evropës. Ndryshimi i saj u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Norma evropiane përcakton datat e fillimit të orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ato kthehen 1 ore pas.
Ndërrimi i orës ka qëllim kursimin e energjisë elektrike dhe shfrytëzimin e dritës se diellit. Pas ekuinoksit pranveror dita ka filluar të zgjatet dhe kulmin e saj e arrin në 22 qershor, me 15 orë ditë dhe vetëm 9 orë natë.
Prej vitit 1981 u vendos ndryshimi i orës, që përfshin të gjithë Evropën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara. Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para.

