Connect with us

Politike

Bejko: Berisha nuk i do ‘heronjtë’, vetëm i përdor

Analisti Roland Bejko u shpreh se Partia Demokratike ka nevojë që të ketë figura të vlerësuara, por sipas tij problemi kryesor në atë parti është kryetari Sali Berisha. Gjatë intervistës, Bejko tha se Berisha “heronjtë” nuk i do, por vetëm i përdor.

“Berisha i do heronjtë, por i do të vdekur jo të gjallë. Kur janë të gjallë e bezdisin. Kemi rastin me Azem Hajdarin. Nuk e di si do jetë sjellja me Salianjin. Por këto punët e heronjve në PD lindin dhe fashiten sipas oreksit të kryetarit të partisë. Ai në momentin kur sheh që potenciali i tyre rritet, kredibiliteti bëhet i padiskutueshëm mundohet t’i shuajë. PD ka nevojë që të ketë figura të vlerësuara nga publiku, sepse janë ata që krijojnë portretin e partisë. Por në rastin konkret fytyra e kryetarit është portreti i partisë. Të gjitha figurat e tjera që kanë reputacion, integritet dhe e kanë pasion politikën, nuk vlerësohen. Më të votuarit në Tiranë, Alimehmeti dhe Tabaku, kemi në Krujë që pas shumë kohësh u bë fituese, Aulon Kalaja po ashtu, edhe Ulliri është një nga deputetet më të votuara…pra për këdo që ka aspiratë dhe meriton, por për shkak të karakterit të ka lidershipit do jetë e vështirë për këdo. Por ata që do kapërcejnë këtë sfidë të madhe, pasi që të mundet Edi Rama , duhet të mundet Sali Berisha”, tha ai.

 

Advertisement