Connect with us

Politike

Bejko thirrje demokratëve: Mos u hutoni nga ata që strehohen tek Meta

Në nisje të fushatës për zgjedhjet e 14 majit, kandidati gjirokastrit për Bashkinë Tiranë, Ronald Bejko u ka kërkuar besnikëve demokratë të jenë racional. Ai u ka kërkuar demokratëve dhe qytetarëve të mos hutohen nga ata që strehohen në partitë e majta.

“Qëllimi im kryesor është bashkëpunimi me mendjet më të mira që ka Tirana në këto fusha, duke profilizuar një program të djathtë, me identitet të djathtë.

Kjo fushate nuk do jetë e vështirë për mua, do jetë e lehtë. Stili më i mirë është të shkosh derë më derë. Por kjo s’do të thotë se do lëmë pjesë të tjera të Tiranës edhe pse koha na kufizon. Ata që e quajnë veten të djathtë të votojnë, të mos hutohen nga ata që dikur ishin të djathtë po sot janë strehuar tek e djathta. E kam fjalën për koalicionin në të cilin një pjesë e mirë e demokratëve janë strehuar në ombrellën politike të Ilir Metës. Vota, shkon tek Meta. Kështu që, i ftoj demokratët të jenë racional.”- tha Bejko.

Në përditësim…

Fushata për zgjedhjet e 14 majit, Alibeaj prezanton strategjinë e PD: Do ecim me vlera si integriteti dhe mosbërja e kompromisit

Në nisje të fushatës zgjedhore, Enkelejd Alibeaj ka dalë në konferencë për mediat bashkë me kandidatin për bashkinë Tiranë Roland Bejkon dhe thotë se do të punojnë që të ecin me vlera si mosbërja e kompromisit, integriteti, koherenca e idedalizmi.Alibeaj thotë se PD do të jetë alternativa qeverisëse ndërsa betejën për Tiranën e konsideron të një rëndësie të vecantë.

“Falë rezistencës së demokratëve, PD do të ndihet më e fortë, do të jetë alternativa qeverisëse në të ardhmen sepse është kontributi i njerëzve të lirë.

Jemi më të bindur që vlerat tek të cilat besojmë te një PD perëndimore, vlerat e demokracisë dhe parimet e shtetit të së drejtës janë thelbi kryeesor i lindjes dhe ekzistencës së PD. Këto parime i kemi mbrojtur gjithmonë, e drejta, e vërteta edhe mund të vonojë.

Beteja që kemi për Tiranën merr një rëndësi të vecantë, është kryeqyteti it ë gjithë shqiptarëve, qendra ekonomike, politike, konferenca e të gjithë Shqipërisë, ndaj mbështetja jonë për Roland Bejkon është për PD, për të ardhmen e PD. Jam i bindur që kandidatura dhe profili i Roland Bejkos është esenca e asaj çfarë në këto 30 vite PD do të duhej të ishte e cfarë duhet të jetë nesër.

Vlera si integriteti, koherenca, idealizmi, kontributi historik, mosbërja kompromis janë vlera që duhet t’i bëjmë së bashku. Kjo është baza me të cilën do të ecim gjatë kësaj fushate në shërbim të Tiranës jo vetëm tani por edhe në të ardhmen”, tha Alibeaj.

Advertisement