Connect with us

Aktualitet

Beleri ende në burg, Athina reagon ashpër ndaj Shqipërisë

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Athinës, pak orë pasi u bë e ditur se dosja hetimore e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, u referua në Gjykatën Speciale të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje. Protothema shkruan se sipas burimeve diplomatike greke, Ministria e Jashtme po monitoron nga afër zhvillimin e çështjes.

Sipas tyre thuhet se Belerit po i shkelet e drejta e gjykimit të drejtë dhe prezumimin e pafajësisë. Greqia bën me dije se Ministria e Punëve të Jashtme vijon të informojë partnerët ndërkombëtarë dhe evropianë.

“Shqipëria, si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duhet të respektojë rreptësisht. Në të njëjtën kohë, autoritetet shqiptare vijojnë t’i heqin Belerit të drejtën politike për të bërë betim dhe për të ushtruar detyrat që i ngarkohen nga qytetarët e Himarës. Ministri i Punëve të Jashtme, Giorgos Gerapetritis, i ngriti të gjitha këto çështje me homologun e tij shqiptar në bisedën e tyre të sotme telefonike ”, theksoi pala greke

Advertisement