Connect with us

Aktualitet

‘Beleri, i burgosur politik i Ramës që kërkon të rrëmbejë tokat’

Analisti Andi Bushati, ka folur për bllokadën e Greqisë ndaj Shqipërisë, lidhur me hapjen e pesë kapitujve të parë të negociatave, duke mos pranuar të firmosë një letër formale, e cila shërben si ftesë për nisjen konkrete të negociatave, për shkak të burgosjes së Fredi Belerit.  I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Bushati tha se Beleri është një i burgosur politik, për shkak se kryeministri Rama kërkon “të rrëmbejë ato troje që kanë mbetur në jug, pa asnjë pengesë”.  Bushati tha se veto e Greqisë, është e justifikuar, pasi tregon se nuk kemi sistem të pavarur të drejtësisë.  “Gjithmone Greqia, jo vetëm me ne, por edhe me Maqedoninë e Veriut, ka treguar në politikën e jashtme një lloj nacionalizmi primitiv. Këtu ësthë sport popullor të godasësh Greqinë dhe Serbinë. Por të merremi me problemin. A i kemi dhënë ne shkak Athinës për t’u sjellë kështu? Edi Rama tha “po ngelëm për Belerin, kurrë mos hyfshim në BE”. I njëjti kryeministër ka përshëndetur me një zjarr të madh Maqedoninë, që ndërroi emrin, flamurin, simbolet, pra sakrifikoi nga sovraniteti i vet për të hyrë në BE. I njëjti Edi Ramë i thotë Kosovës, prano një “Republikë Srpska” vetëm për integrimin. Kur vjen puna për Shqipërinë, thotë “për një Beler mo, kurrë mos hyfshim në BE”. Çështja Beleri nuk është në thelb, si e shfrytëzon Greqia një çështje minoriteti apo të drejtash njeriu, por është çështje e rrëmbimi të tokave të jugut. Beleri është i burgosur politik, sepse Rama do të rrëmbejë ato troje që kanë mbetur në jug, pa asnjë pengesë. Kjo shpjegon që Beleri për herë të parë në Shqipëri, u burgos pas një fushate idioteske të kryeministrit. U arrestua nga një provokim i policisë politike, që i ngriti kurth sipas porosisë së kryeministrit.  Nëse ne hapim me BE-në kapituj ku do të shqyrtohet drejtësia dhe gjyqësori, një vend normal do të vinte pengesë për këtë lloj drejtësie? Edhe sikur Athina të mos kishte këto interesa të mbrapshta, veto është e justifikuar, sepse rasti Beleri është rast tipik që tregon që ne nuk kemi drejtësi”, tha ndër të tjera Bushati.

Advertisement