Connect with us

Politike

Beleri i drejtohet gjyqtarëve të GJKKO-s: U treguat të njëanshëm

Fredi Beleri, Kryetari i Bashkisë së Himarrës që vijon ende të jetë në paraburgim nën akuzën e shit-blerjes së votave i është drejtuar ditën e sotme me një letë publike gjyqtarëve të çështjes.

Beleri i drejtohet atyre duke i akuzuar se ata u treguan të njëanshëm që nuk pranuan provat.

Deklaratë e Fredi Belerit:

Të nderuar Gjyqtarë!
Bazuar në nenin 358 të Kodit të Procedurës Penale dua të deklaroj se edhe në seancën e shkuar që i dhatë fund marrjes së provave ju u treguat të njeanshëm dhe të paligjshëm ne vëndimmarrje. Vëmendja juaj është e përqëndruar se si reagon prokuroria ndaj mbrojtjes time dhe provave që kërkoja të merreshin. Ju rrëzuat kërkesat më elementare të provave të një procesi gjyqësor, kryerjen e akteve të ekspertimit. Ju nuk pranuat sepse nuk pranoj prokuroria kryerjen e akteve të ekspertimit. Ju nuk pranuat sepse nuk pranoi prokuroria të sillte pajisjet dhe mjetet e përgjimit të cilat nuk i ka. Prokuroria as nuk i citoi se cfarë mjetesh ishin se nuk i
ka. Nuk pranuat ta thërrisnit dëshmitarin Arsen Rama, për të sqaruar foton e supozuar me mua, në ballafaqim me personazhin e vërtetë të fotos, shtetasin Thoma Bogdani. Kjo sepse nuk lejoj prokuroria. Se aty ka dhe vepër penale, por ju as nuk e kallëzoni dhe prokuroria as e heton vetë. Nuk vepruat me urdhër për ta marrë provën
për mënyrën e pagesës sè paligjshme të dëshmitarit nga Policia e Shtetit. Lejuat që mos ta sillnin këtë prove të paligjshmërisë së tyre, sic lejuat dëshmi të rreme dhe akte te fallsifikuara te administroheshin ne proces.
Ju nuk e lejuat aktin e ekspertimit per akte që qartësisht janë të falsifikuara. Se u keni dhënë garanci atyre që falsifikojnë sa te jemi ne këtu sju gjen gjë. U povua në seance se dëshmia ime e penalitetit ishte fallsifikuar. U paraqit dëshmia e penalitet e datës 03.04.2023 te KQZ, sipas të cilës rezultoj “i padënuar”. U paraqit dhe
dëshmia e penalitetit që Prokuroret Special i kanë dhënë me shkresë avokatëve të mi, e datës 23.05.2023, sipas të cilës rezultoj “i padënuar”. Vetëm kaq mjaftonte që të bëhej kundërshtimi i dëshmitares Anila Paci herën e kaluar, dhe te merrej në pergjegjësi penale personi që falsifikoi.

Me kërkesën e prokurorit Kondili, ju z. Kryetar, përjashtuat gjyqtaren Gjoka në kundërshtim me vendimin e Kryetares Apelit Posaçem, që nuk e miratoi dorëheqjen e gjyqtares nga gjykimi I ankimit kundër vendimit të mosfillimit, duke shkelur kështu parimin e hierarkisë gjyqësore. Siç shprehet dhe kryetarja e Gjykatës së Apelit të Posacëm në vendimin që refuzoi dorëheqjen e gjyqtares, që ndoshta znj. Gjoka do të mund të përjashtohej nga gjykimi i çeshtjes themelit në të ardhmen nëqoftë se do të ushtrojë vendimmarrje të caktuara. Ju po zhvilloni një proces të paligjshëm, të dënueshëm dhe të porositur nga Kryeministri Rama, duke administruar dëshminë e rreme të Abdyl Rames, kjo pasi gjyqtarja Gjoka e mbajti 2 muaj në duar, ankimin kundër vendimit të mosfillimit të procedimit penal në lidhje me kallëzimin tim, për deklarim të rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore kundër shtetasit Abdyl Rama, pa dhënë vendim.

Ndaj për këte shkak, duke ndikuar me vendimin tuaj në një proces të paligjshëm dhe të denueshëm prej 2 muajsh kam bërë kallëzim për ju, gjyqtaren Gjoka, dhe prokurorin Kondili. Deri me sot unë akoma nuk kam asnjë informacion se cfarë është bëre me këtë kallëzim. Ju, duke mos qënë dhe duke mos u sjell asnjëherë si gjykatë e paanshme, pas kallëzimit tim cënuat dhe deformuat më tepër proçesin gjyqësor ndaj meje. Ju në një vendim historik për paligjshmërinë, refuzuat lejen time për të bërë betimin. Duke u zgjedhur me kujdes si një trupë e posaçme për këtë ngjarje të posaçme, shkuat edhe me tej I thatë në vendim kryeministrit si të zgjidhë hallin e tij, pa qënë palë në proçes. Se si ta mbajë pa zgjedhje Bashkinë e Himarës edhe pas 1 viti. Po ashtu u kujdesët që ky vendim i juaj i “posaçëm” ti shkonte në dorë kryeministrit para meje që isha palë. Vendim dhe veprim politik. Për këtë arsye ju nuk duhet të jeni gjyqtaret që do jepni një vendim për mua.
Gjyqtarja e Apelit Posacem znj Shirka e la në fuqi refuzimin tuaj për të më dhënë leje kushtetuse për të kryer betimin. Megjithë ngjyrimin politik , gjyqtarja Shirka nuk e mbajti mbi vete gjithë peshën antikushtetuse dhe nxitjen e sulmit ndaj instutucioneve që burojnë nga zgjedhjet vendore, duke ju “qortuar” juve për pjesën e vendimit tuaj për hallin e kryeministrit. Ajo ja u la ju atë pjesë të paligjshme të vendimit, si trupë gjyqësore dhe prokurorë te posaçëm të zgjedhur ne menyrë te posaçëm, per ktë çështje të posaçme nga kryeministri, për të mbajtur pa votë

Bashkinë Himarë.
Ne vendim gjyqtarja shpehet se “Gjykata e Posaçme e Apelit vlerson se trajtimi i dhënë rastësisht në një vendim që nuk ka lidhje me objektin e kërkimit është i panevojshëm dhe nuk ka efekt detyrues në asnjë proces tjeter, pasi gjykata zgjidh çështjen konform shkakut që rezulton nga shqyrtimi në tërësi i ankimit, duke bërë lidhjen midis fakteve që pretendohen prej ankuesit se kanë ngjarë dhe të drejtave apo interesave që ai pretendon se i janë cenuar. “

Edhe pêr këtë pjesë të vendimit qe ju ka “qortuar” Apeli, ju sduhet të jeni gjyqtarë në vendimmarje ndaj meje.
Jeni kaq të tensionuar në seanca, sa duket hapur që nuk jeni gjykatë e paanshme. Ne kemi bërë disa proçese gjatë një viti edhe me gjyqtarë të tjerë, të cilët kanë rrëzuar kërkesat tona, por mënyra si ju drejtoni seancën, tregon hapur qe jeni nën presion dhe me vullnet të vesuar nga paligjshmëritë dhe fallsitetet e këtij procesi që u detyruat të mbyllni. Ju bërtisni dhe humbni qetësinë, sic e cituat vetë seancën e
kaluar.

Ndryshe nga gjyqtarë të tjerë që na kanë lejuar të bëjmë gjyq, të paraqesim dhe kërkojmë, debatojmë prova, pavarësisht se në fund kanë rrëzuar kerkesat tona (kjo sepse proçesi është i motivuar jo vetëm politikisht ndaj meje, por edhe nga grupe interesi që cënohen nga zgjedhjet e lira ne Himarë). Botues e pronarë mediash që grabisin pronat e Himariotëve, ministra dhe kriminelë ndërkombëtare që e duan Himarën me cdo kusht. Ju po me mbani prej nje vit ne burg politik te paligjshem, si asnje tjeter ne 33 vjet. Nuk lejuat betimin tim për të marrë mandatin. Pranuat në gjykim akte të falsifikuara. Ju edhe kur i gjejmë ne fallsifikimet e policise dhe të prokuroreve për të më mbajtur mua në burg, nuk doni ti hetoni dhe kallëzoni. Administruat dëshmi të rreme dhe
dëshmitarë të paguar. Duke me mbajtur mua në burg prej një viti menduat qe do dalë ndonjë prove rrugës. Por gjatë këtij viti dolën vetëm “marulet” e turpëshme të prokurorisë.

Ju shikoni prokurorinë në sy, përpara se të shpreheni në lidhje me kërkesat e mia. Shikoni prokurorinë në sy edhe kur juristët e burgut ju thanë qartë se sdonin te shtyhej seanca. Ju lexuat në sytë e prokurorëve dëshirën e juristit te burgut për të “shtyre” seancën derisa kryeministri të gjente raste të ngjashme në Europë se si të
zgjidhi ngërçin e Himarës dhe të ja u bënte gati arsyetimin e vendimit.

Për ju nuk është e rëndësishme dhënia e drejtësisë, pasi duket qartë që ju nuk mundoheni as të duket sikur po jepni drejtësi. Për ju nuk është as e rëndësishme për të respektuar parimet kushtetuese, të një procesi të rregullt ligjor, në asnjë aspekt të tij. Për ju është e rëndësishme që të plotësoni dëshirat dhe të zbatoni urdhërat e
kryeministrit për të mbajtur peng Bashkinë e Himarë.

Në këto kushte një pjesë e prokurorisë dhe Kryeministri besojnë te drejtesia juaj. Ata janë të vetmit tashmë që besojnë dhe thonë që kjo është histori e Belerit me drejtësinë.

Advertisement