Connect with us

Aktualitet

Beleri në burg/ ‘Kërcënon’ Greqia: Shqipëria të respektojë shtetin e së drejtës

Ministri i jashtëm grek Jorgos Gjerapetritis ka bërë një deklaratë, lidhur me refuzimin nga Gjykata e Lartë për të liruar Fredi Belerin.

Sipas Gjerapetritis, ky vendim i shtohet vendimeve të mëparshme të gjykatave shqiptare, të cilat i mohojnë Belerit të drejtën të betohet dhe të ushtroje detyrën që i caktuan qytetarët e Himarës.

Bëhet fjalë për një zhvillim negativ, e cila përbën shkelje të qartë të së drejtës themelore të shtetit të së drejtës, të cilën Shqipëria duhet ta respektojë dhe zbatojë në mënyre rigoroze nëse dëshiron të bëhet anëtare e familjes europiane.

Ftojmë qeverinë shqiptare të marrë masa të menjëhershme ligjore ose administrative që zoti Beleri të betohet brenda ose jashtë burgut. Ministria e Jashtme ndjek nga afër zhvillimet e kësaj çështjeje dhe do ta çojë atë në të gjithë arenën ndërkombëtare”, ka deklaruar ministri i jashtëm grek.

Një ditë më parë, Gjykata e Lartë vendosi që Beleri të vazhdojë të qëndrojë nën masën arrest me burg, kurse Pandeli Kokaveshi në të njëjtën masë, atë të detyrimit me paraqitje. Beleri këmbënguli edhe në shkallët e tjera të drejtësisë se duhet tu shërbejë qytetarëve që e kanë votuar në 14 maj , zgjedhje për të cilat SPAK e akuzon se u implikua në aferë korruptive duke paguar një shumë prej 400 mijë lekë për të blerë tetë vota.

Shitblerja e votës u zbulua jo vetëm me metodat speciale por edhe përmes një bashkëpunëtori që ndihmoi prokurorinë e Vlorës në këto hetime. Prokuroria deklaron se një qytetar ofroi bashkëpunimin me drejtësinë, duke ekspozuar Belerin dhe Kokaveshin që dyshohen se paguan para në shkëmbim të votës.

Pagesa u krye në një lokal, dhe autoritetet theksojnë që disponojnë përgjime ambientale të kryera nga një grup operacional i dërguar nga Tirana.

Advertisement