Politike
Beleri në burg/ Reagon Ministria e Jashtme greke: Në kundërshtim…
Ministria e Jashtme greke në një reagim të fundit në lidhje me rrëzimin e kërkesës për lirim të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri shprehet se vendimi i gjykatës është në kundërshtim me ligjet e së drejtës evropiane.
“Vendimi i sotëm i gjykatës shqiptare, e cila tre muaj pas arrestimit dhe burgimit të tij, rrëzon kërkesën për lirim të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri dhe pengon betimin e tij si kryetar i zgjedhur i saj, prezumimit të pafajësisë dhe respektimit të të drejtave politike të të gjithë qytetarëve. Është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me ligjet e së drejtës Europiane, të cilën autoritetet shqiptare duhet ta respektojnë rreptësisht”, thuhet në reagim.
GJKKO vendosi të lejë në fuqi masën “arrest me burg”, për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin i cili akuzohet për korrupsion në zgjedhje.
Mëngjesin e kësaj të hëne, për të disatën herë Beleri dhe avokatët e tij u paraqitën në Gjykatën e Posaçme për të ndryshuar apo shuar masën e sigurisë, e për t’i hapur rrugë betimit të Belerit si kryetar i zgjedhur i bashkisë Himarë por edhe kjo tentativë dështoi pasi gjykata vendosi që Beleri të hetohet në masën e sigurisë arrest me burg
Sipas Gjykatës së Posaçme nuk ekzistojnë kushtet ligjore për zëvendësim të masës së sigurimit.