Connect with us

Aktualitet

Belgët porosi për drejtësinë Shqiptare: Verifikoni hyrje-daljet e…

Belgët kanë dërgur një letërporosi në Shqipëri dhe kanë 10 detyre për insittucionet ligjzbatuese. Njëra prej tyre ështëverifikimi për hyrje-daljet e Kevin Suçi (Zeneli), i cili dyhsohet se ka marrë pjesë në atentatin që iu bë Erion Hasanbellit në Belgjikë. Suçi besohet se bashkë me Kasandër Nogën i kanë bërë atentatin Hasanbellit. Noga u prangos në Bruksel, kurse Suçi erdhi në Shqipëri, për të vijuar punën e lënë në gjysmë.

“…Kasandër Noga dhe Kevin Suçi (Zeneli) dyshohen se, në datën 11 qershor 2022, midis orëve 20:15 dhe 20:21, kanë tentuar ta vrasin duke e qëlluar 7 herë me armë zjarri në bulevardin “Adolphe Max 76” në Bruksel, mbi një njeri të identifikuar në bazë të pasaportës shqiptare si Mikel Rakipllari. Autori ka qëlluar nga pas dhe ka përdorur një armë Makarov. Personi i plagosur i quajtur Mikel Rakipllari është në fakt shtetasi Erion Hasanbelliu…,”- thuhet në dokument.

Duke qenë se Hasanbelli ndodhej në spital pas atentatit, shënjestra e radhës ishin nipat e tij, atentat që dështoi pasi Suçi ngatërroi shënjestër dhe vrau Erion Çelën e plagosi 4 të tjerë.

Një tjetër porosi e lënë nga Belgët është edhe verifikimi i të dhënave të TIMS për Mikel Rakipllarin dhe Renato Rapajn. I pari besohet se është një nga identitetet që përdor Hasanbelli të cilit iu bë atentat në Bruksel.

Gjithashtu, belgët i kanë kërkuar palës shqiptare të verifikojë nëse pistoleta tip “Makarov” e përdorur në tentativën e vrasjes së Erion Hasanbellin, është në armë e policisë së Shtetit ose jo. Belgët kanë kërkuar edhe kontrollin e banesës së Kevin Suçit, marrjen në pyetje të tij, si dhe marrjen e një profili AND-je.

Kevin Suçi konsiderohet si “krahu i djathtë” i Kasandër Nogës. Ai e ka ndërruar mbiemrin nga Suçi në Zeneli pasi ka kryer një martesë fictive me një vajzë me probleme të shëndetit mendor. Emri i Suçit doli në dritë pas arrestimit të vëllezërve Indrit e Gentian Beqiraj, të cilët u vunë në pranga, pak çaste pasi kishin tentuar t’i bënin një atentat Pëllumb Muharremit alias Rrumi’, por që u pikas nga ‘ushtarët’ e këtij të fundit. Vëllezërit Beqiraj zbërthyen të gjitha punët e kryera prej tyre, me urdhër të Suçit.

Advertisement