Kreu i PD Sali Berisha, në konferencë për mediat hodhi akuza të rënda ndaj qeverisë. Ai tha se edhe ura në Kukës, që u inaugurua së afërmi, kishte bllokuar hyrjen normale në qytet, duke shkaktuar një skandal.

Berisha tha se Balluku i ka dosjet më të rënda se kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Sipas tij, Balluku ka diasponuar 12 miliard euro, ndërsa Veliaj 5 miliardë.

Kreu i PD Sali Berisha në konferencë për mediat: Edhe ura në Kukës, që u hap me xingla dhe mingla, bllokonte hyrjen në qytet dhe ishte një skandal. Kur u hap, më duket ka qenë Belinda duke u tund dhe shkund aty. Kur shkova unë, kthehu pas thoshin. Edhe te Tuneli kanë bërë një gafë tjetër, janë para të gjitha këto. Duhet thënë se ‘Lubia’ i ka dosjet shumë më të rënda se Veliaj, ajo ka diasponuar 12 miliard euro, ai 5 miliard euro.