Connect with us

Politike

Ben Andoni: Berisha po shfrytëzon PD-në për kauzën e vet, deputetët që i shkojnë pas duan mandatin e sigurt

Analisti Ben Andoni foli lidhur me rikthimin e masës ‘detyrim paraqitje’ për Sali Berishën.

Andoni thekson se Berisha tashmë do përballet me problemet penale që nuk mund t’iu shmanget më.

”Berisha gjendet përballë problemeve penale, do i duhet të merret kur çështja të kalojë në gjykatë. Nuk ka asgjë nga ato që PD u mundua të glorifikojë kur doli nga arresti shtëpiak”, tha Andoni në Report Tv .

Më tej, Andoni shton se Berisha do tregohet pragmatist dhe do paraqitet në gjykatë dy herë në muaj në ndryshim nga hera e parë.

”Moszbatimi e çoi në shtëpi. Por këtë herë i duhet të jetë pragmatist, i ka mbetur pak javë nga zgjedhjet. Shansi i fundit të jetës së tij edhe për PD. Që po shfrytëzohet për interesin e Berishës. Kur shikon metamorfozën e atyre njerëzve që nuk pranonin Berishën.

Kjo parti është në funksion të Berishës. Ka peshë për të mobilizuar partinë. Sistemi i drejtësisë mbikëqyret nga të huajt. Edhe nëse vjen në fuqi Berishë do punojë me këtë drejtësi. Ajo që thotë për Strasburgun. Po mundohet të përfitojë nga burokracia e ftohtë e BE-së. Ata gjykojnë thjesht mbi ligjin”, shtoi Andoni.

Berisha, vijon Andoni, e ka kthyer PD-në në funksion të kauzës së vet.

”Dilemë e madhe e PD. Që i sjell para aleatëve dhe fytyrës që do tregojnë në zgjedhje. Nëse nuk respekton ligjin dhe institucionet, llogarite se çdo bësh nëse do vish në fuqi.

Berisha po e shfrytëzon PD dhe një pjesë vetëm për të qenë në lista po i shmangen kanoneve morale, po i bëjnë shërbimin më të keq, shqiptarët duan respekt për ligjin, duan shembuj që mbi kurrizin e gjithë politikanëve shqiptarë, të jenë para drejtësisë. Interesi i tyre është vetëm në datën kur do përcaktohen listat. Keni për të parë se ç’reagim do bëjnë ndaj kolegëve të tyre”, u shpreh Andoni.

Ndërsa deputetë që i janë bashkuar kauzës së Berishës, i shërbejnë nag ana tjetër interesit të tyre për të qenë në listat e deputetëve më 11 maj.

”Mendojnë vetëm për interesat e tyre, nuk mendojnë për atë komunitet të të djathtëve. Që duan që Shqipëria të nxirret nga kjo letargji”, deklaroi ai.

Advertisement