Connect with us

Kronike

Bënë vetëgjyqësi, dy të arrestuar në Tiranë

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi kanë shkatërruar një pronë që e kishin në bashkëpronësi me dy shtetas të tjerë.

Sipas policisë mësohet se shtetasit F. C., 63 vjeç, dhe G. Xh., 49 vjeç, të dy banues në Tiranë. Dy të arrestuarit me vetëgjyqësi, kanë prishur një objekt të cilin e kanë në pronësi të përbashkët me shtetasit L. K., dhe A. M..

Ndërkaq si pasojë ata akuzohen se kanë dëmtuar rrjetin elektrik dhe kanë prishur qetësinë publike.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit F. C., 63 vjeç, dhe G. Xh., 49 vjeç, të dy banues në Tiranë. Dy të arrestuarit me vetëgjyqësi, kanë prishur një objekt të cilin e kanë në pronësi të përbashkët me shtetasit L. K., dhe A. M., dhe si pasojë kanë dëmtuar rrjetin elektrik dhe kanë prishur qetësimë publike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisement