Politike
Beni nuk ecën dot vetë…Si në shkollë kur e ëma donte ta…
Endrit Shabani, reagoi mbrëmë vonë, për cilësimin nga Belind Këlliçi “partiçka” të partisë “Nisma Thurje”.
Shabani kujtoi me sarkazëm një episod nga shkolla e mesme, kur ka qenë bashkë me Këlliçin që atëherë paska qenë “buçko” ndaj dhe mezi vraponte, ndërsa thotë se e ëma vinte në shkollë duke u bërë presion vrapuesve të shpejtë që të tërhiqeshin nga gara, që të fitonte i biri.
Reagimi i Shabanit
Kur isha në shkollë të mesme, herë pas here organizonim gara vrapi. Një herë në garë u regjistrua një buçko, të cilin e ëma donte ta nxirrte me zor të parin, por ai i shkreti mezi i hidhte këmbët.
Nga frika se i biri nuk e fitonte dot garën, e ëma vinte nëpër shkollë dhe i bënte presion çdo nxënësi që vraponte shpejt, duke i thënë që të mos futej në garë.
E kisha harruar këtë rast, por mu kujtua kur e pashë që ishte rritur dhe i ishte futur politikës. Buçko kishte mbetur ende. Me sa duket disa njerëzve nuk iu ikën asnjëherë frika nga gara.