Lifestyle
Beniada Nishani flet për miqësinë mes vajzave
Modelja Beniada Nishani është një nga personazhet më të komentuara dhe të ndjekura në rrjetet sociale.
Së fundi Beniada është shfaqur në tapetin e kuq në Venecia, nga ku ka publikuar foto me disa prej personazheve të njohur të botës së showbizzit.
Teksa ka publikuar një foto me Gloria Fregonese ka përcjellë një mesazh për miqësinë dhe për të gjitha vajzat.
“Miqësia midis dy femrave është një nga marrëdhëniet më të bukura. Edhe këtë vit në një nga eventet më të rëndësishme prap bashkë. Kemi përjetuar shumë emocione të ndryshme, frike , ankthi, momente të çmendura por ne ia dolëm me sukses dhe më në fund nuk mund t’i shpëtonim një fotoje se bashku në tapetin e kuq. Kur femrat bashkohen bashkë krijojnë një fuqi shumë potente, të parezisutueshme por fatëkeqësisht jo të gjithë e kuptojnë. Atëherë vajza jini të vërteta me njëra-tjetrën, të bashkuara, të forta e mbi të gjitha aleate.
Faleminderit @gloriafregonese dhe @liastubllaofficial për fustanin e mrekullueshëm. Hajde tani t’ia përkthejmë në italisht Glories kush na ndihmon???”, shkruan Beniada.