Pinknews
Beniada Nishani ka një mesazh
Beniada Nishani ka përcjellë një mesazh të rëndësishëm duke thënë se duhet ta pranojmë veten si jemi dhe jo të nxjerrim në pah një perfeksion që nuk ekziston në rrjete sociale.
“A mendoni se duhen ta duam veten siç jemi? A mendoni se duhet t’i themi stop filtrave? Unë mendoj se po, ka ardhur koha ta pranojmë veten siç jemi. Në këtë periudhë po shikoj një përdorim të tepruar të filtrave. Ne postojmë foto joreale, duke u përpjekur të duken si një imazh i plastifikuar, gojë gjigante dhe hundë si Chihuahu, lëkura e lëmuar dhe me shkëlqim si porcelani, për të tërhequr çfarë?
Më shumë pëlqime dhe komente fake? Pjesa më e keqe është se kjo më pas na bën të shkojmë te kirurgu duke kërkuar fytyrën tonë si në filtrat e Instagramit. Unë kam qenë gjithmonë pro kirurgjisë, por për gjëra të nevojshme ose për mirëmbajtjen e lëkurës gjithmonë nën një specialist të mirë.
Sot shikoj që përpiqemi të nxjerrin në pah një perfeksion që nuk ekziston. Unë për disa vite isha e pasigurt për veten time, pastaj fillova të punoja me veten, fillova të ushqehem shëndetshëm dhe fillova të stërvitem në palestër, pashë rezultatet dhe sot në moshën 30 pa përdorur asnjëherë mbushës dhe botox jam e kënaqur me fytyrën time.