Rajon
Benzin në vatrën e zjarrit/ Vuçiç kundër të gjithëve
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është kujdesur dje që të dalë me një mesazh për opinionin në Serbi duke dashur të përçojë se po zhvillon një betejë të ashpër me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe “ndihmësit” e tij, siç i ka quajtur Vuçiq, Azem Vllasin dhe deputetin shqiptar në kuvendin e Serbisë Shaip Kamberin.
“Prej disa ditësh, veçmas dje dhe sot Albin Kurti është duke bërë propagandë kundër Serbisë në mënyrë brutale dhe të ndyrë, bashkë me ndihmësit e tij. Janë inkuadruar të gjithë, nga Shaip Kamberi, Azem Vllasi. Të gjithë analistë, politikanë, po kërcënojnë Serbinë, po i rikujtojnë asaj disa ditë të vjetra, flasin se si kanë luftuar për liri, po harrojnë se pikërisht serbët ishin ata që kanë luftuar për liri – jo vetëm kundër terroristëve por edhe kundër agresonit të NATO-s. Siç tha ai gjaku i Oliverit për liri nuk do të harrohet dhe për Serbinë nuk ka dorëzim