Connect with us

Kosova

Beogradi gjen një aleat të ri në Evropë, miku i Vuçiçit merr kreun e diplomacisë franceze, ja lidhja e tij me serbët

Kur Emmanuel Macron shkoi në Beograd në fillim të muajit, mediat serbe ishin pothuajse në delir, duke shkruar se ai ishte lideri i tretë i një fuqie të madhe që viziton Serbinë në vetëm katër muaj. Sipas tyre, ky ishte një konfirmim se Serbia është vendi më i rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor, kurse Jean-Noel Barot është zgjedhur si kreu i ri i diplomacisë franceze. Pas dy javësh, kryeministri Michel Barnier shpalli përbërjen e qeverisë së re dhe një nga postet më të rëndësishme do ta mbajë ish-ministri për Evropën, i cili e shënoi Serbinë si vendin më të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor. Kështu, dy muaj pas zgjedhjeve, Franca mori një qeveri dhe Serbia duket se ka një aleat të madh.

Vetem pak kohe me pare, Ministri i ri i Punëve të Jashtme i Francës gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e Komitetit të Ministrave deklaroi se Franca është një nga vendet anëtare të Këshillit të Evropës që njeh Kosovën dhe beson se Kosova në të ardhmen do të ketë vend në Këshillin e Evropës.

“Nëse nuk e mbështesim popullin serb në rrugën europiane, nëse, për shembull, nuk përdorim aeroplanët Rafale për të zënë vendin që tani është i pushtuar nga avionët rusë dhe që përdoret nga Serbia, enklava që është në zemër të Bashkimit Evropian do të bëhet një pikë hyrje për destabilitetin në kontinentin tonë dhe një pikë hyrje për të gjitha regjimet autoritare, nga Rusia në Kinë”, deklaroi Barot.

Advertisement