Connect with us

Rajon

Beogradi njeh Kosovën, pasi Dodik dhe Republika e tij ti bashkohet Serbisë

Në janar të vitit 2017, në qarqet diplomatike të Ballkanit Perëndimor dhe në media, flitej vetëm për një gjë – për një analist dhe diplomat të panjohur britanik, i cili guxoi të rishikonte kufijtë e rajonit në revistën ‘Foreign Affairs’ dhe të parashtronte një propozimi që shtetet ballkanike, në radhë të parë ato të formuara në territorin e ish-Jugosllavisë, të heqin dorë nga politikat e multietnicitetit.
Emri i tij është Timothy Less. Sot ai është një studiues kryesor në Projektin e Studimeve të Disintegrimit të Qendrës për Gjeopolitikë në Universitetin e Kembrixhit.
Interesi i Less është veçanërisht i përqendruar në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe çështjen e mbijetesës së saj si shtet. I pyetur nëse e mendon ende atë që ka deklaruar në një artikull shpërthyes gjashtë vite më parë, se kufijtë në Ballkan duhet të rishkruhen, ai përgjigjet se nuk e ka ndryshuar mendimin.
Dhe problemi i vërtetë, sipas Less është çështja etnike
I pyetur se si ai e komenton planin franko-gjerman, diplomati britaniku tha se “Kjo është një përsëritje themelore e qëndrimit të kahershëm të BE-së se si të zgjidhet mosmarrëveshja e Kosovës me Serbinë, e cila shkon prapa në planin e Ahtisarit nga mesi i viteve 2000. Por propozimet e paraqitura në të nuk do të ndryshojnë asgjë, sepse as plani i Ahtisaarit nuk funksionoi: kompensimi i ofruar Serbisë nuk mjafton. Serbia mund të pranojë konfliktin e ngrirë në Kosovë dhe të presë momentin kur do ta shkëmbejë Kosovën me Republikën Srpska.

Advertisement