Connect with us

Kosova

Beogradi si Kazablanca për Vitin e Ri, dhe numri i madh i spiunëve që duan kokën e Vuçiç në tepsi

Kush po shqetësohet për Kosovën dhe kush shqetësohet për rastin e Banjskes dhe Milan Radoiçicin. Dhe a do t’i besojë Perëndimi Aleksandër Vuçicit, i cili përsërit se respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës, duke e lejuar Dodik të zhvillojë një vizion për bashkimin e Serbisë dhe Srpska-s? Sa i besueshëm tingëllon për Burns shqetësimi i madh i presidentit serb për “rrezikun e vazhdueshëm të përshkallëzimit të tensioneve” në Kosovë? Po për Banjsken dhe Milan Radoiçicin?

Në fillim të vitit 2023, Vuçiq deklaroi se Beogradi ishte si Kazablanca për Vitin e Ri dhe Krishtlindjet, se një numër kaq I larte spiunësh nuk ishte regjistruar që nga Lufta e Dytë Botërore dhe se ishin shërbimet e huaja ato që “na penguan të përdorim litium, gjë që mund të kishte siguruar rritje të jashtëzakonshme ekonomike”. Burns nuk kujdeset shumë për litiumin. Kreu i CIA-s ishte shumë më i interesuar për atë që kishte thënë Beogradi zyrtar se u beson shërbimeve të inteligjencës ruse, të cilat “e paralajmëruan Vucicin” se kundërshtarët e minierave të litiumit po punojnë pët te patur ne tepsi kokën e tij, se po përgatisin një Maidan të ri dhe se do të shkatërrojnë rendin kushtetues të Serbisë.

Kush po e shkatërron Serbinë dhe presidentin e saj

Serbia prej vitesh po përhapen teori konspirative se “CIA po e shkatërron Serbinë” sepse mbështet verbërisht “shtetin e CIA-s, Kosovën ”.

Autoritetet serbe në mënyrë të dukshme nuk e reklamuan viziten e Burns.

“Serbë, vigjilent! Drejtori i CIA-s erdhi befas në Sarajevë”, gjëmonte Informer, i cili nuk humb asnjë rast për të përdorur agjencinë amerikane të inteligjencës si erëz për “tenxheren e tij serbe”. CIA, të gjithë janë kundër Serbisë! Litiumi është vetëm një justifikim, qëllimi i tyre është të kapin shtetin dhe të vrasin Vuçicin.”

Sigurisht që ka shumë udhëtime të kreut të CIA-s që mbetën nën radar, por nëse Burns nuk i fshehu vizitat e tij në Sarajevë dhe Prishtinë, pse nuk e njoftoi vizitën e tijj në Beograd? Vuçiq duhet të ketë insistuar në sekretin zyrtar. Si do mund t’i komentonte media mesazhet e Burns, i cili nuk kishte ardhur ne Serbi për të përdorur fraza diplomatike dhe ndoshta kishte sjellë edhe ndonjë dosje? Vuçiq zgjodhi të heshtë.

Jo vetëm sepse një takim i mundshëm me kreun e CIA-s nuk do të kishte jehonë të mirë për një pjesë të konsiderueshme të publikut serb, por më shumë sepse atij do t’i duhej të përcillte të paktën dy mesazhe: i pari për rusët qe t’i mbanin duart e tyre larg nga Ballkani Perëndimor, dhe e dyta për të – të ketë kujdes se çfarë po bën

Advertisement