Rajon
Beogradi të dehet me shliva/ Vota në KiE përshpejton asociacionin
Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, dje ka marrë vendim që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në KiE.
Këtë lajm, analisti amerikan dhe ligjëruesi në Universitetin “Johns Hopkins”, Edward Joseph e ka komentuar duke thënë se vota pro anëtarësimit të Kosovës, i afron serbët drejt Asociacionit të shumëkërkuar.
“Votimi i Keshillit te Europes nxit perspektivat për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Implementimi (i Asociacionit) do ta bëjë të pashmangshëm anëtarësimin e Kosovës në KiE, duke u dhënë serbëve qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, kurse liberalizimi i vizave më në fund do t’u mundësojë serbëve lëvizje të lirë në BE”, – ka shkruar Joseph në Twitter.
Ai gjithashtu ka kritikuar presidentin serb, Aleksander Vuçic dhe diplomacinë serbe për përpjekjet e pandalura që te pengojnë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë evropiane.
“Beogradi do të duhej ta festojë votën pro në KiE dhe liberalizimin e vizave, në vend që t’i sabotojë zgjedhjet në veri të Kosovës. Në fund të fundit, serbët e Kosovës janë përfituesit më të mëdhenj”, ka vlerësuar profesori amerikan.