Connect with us

Politike

Beqaj pas paraqitjes në SPAK: Unë e kam pranuar masën e sigurisë nga gjykata…

Ilir Beqaj, ish-Ministri i Shëndetësisë ka folur për mediat pas daljes nga SPAK, ku ishte paraqitur për zbatimin e masës së sigurisë. Beqaj ka thënë se ka kërkuar laptopin, duke qenë se sipas tij ka aty gjithë materialet e sterilizimit për të ndjekur hetimet. Nga ana tjetër ish-ministri ka dhënë përgjigje dhe për njohjen me Ermal Kurtulajn, ku ka thënë se ka një njohje prej 15 vjetësh.

Unë e kam pranuar që në momentin që ka ndodhur qoftë kontrolli i banesës qoftë sekuestrimi i laptopit. Kam kërkuar që laptopin të paktën të ma japin pasi kam të gjitha materialet e sterilizimit që të mund të vazhdoj komunikimin me SPAK për çështjen e sterizilimit. Kërkoj nga drejtësia që të jetë korrekte me mua. Ka katër javë që kemi kërkuar të gjitha raportet e KLSH-së me të cilat është ndërtuar pretendimi i shkeljeve të ndryshme. Ermal Kurtulajn e njoh prej 15 vitesh. Që nga maji i 2022 ka punuar në një projekt që ndiqej edhe nga Saspaku. Lokali Gzona nga shkurti i 2020 nuk ka asnjë lidhje financiare me familjen time, bashkëshortja ime është larguar para 4 vitesh dhe nga gjithë puna, ka marrë 1.5 milionë lekë të vjetra.

Advertisement