Connect with us

Kronike

Berat/ Mjeti del nga rruga dhe merr flakë, vdes shoferi, 28-vjeçari digjet në makinë

Aksident tragjik në Berat. Kliti Merko, 28-vjeç ka ndërruar jetë pasi u dogj brenda mjetit tip ‘Benz’. Policia bën të ditur se gjatë natës, në aksin rrugor Berat-Ura e Kuçit, në afërsi të fshatit Poshnje, Merko, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë ndriçimi. Mjeti ka rënë në kanalin anësor duke marrë flakë. Për pasojë ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi 28-vjeçar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Berat/Informacione paraprake. Gjatë natës, në aksin rrugor Berat-Ura e Kuçit, në afërsi të fshatit Poshnje, shtetasi K.M., 28 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë ndriçimi dhe ka rënë në kanalin anësor duke marrë flakë. Për pasojë ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi shtetasi K.M. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Advertisement