Connect with us

Kronike

Berat/ Përfshihet nga flakët një banesë

Një banesë ka marrë flakë ditën e sotme në Berat. Mësohet se banesa që mori flakë ndodhej në një pallat pranë shkollës Mekanike në lagjen “Dëshmorët e Kombit”.

Bëhet me dije se në momentin që ka marrë flakë në banesë nuk ka pasur as person dhe se zjarrfikësit janë njoftuar nga banorët pranë. Edhe pse zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, nje dhomë u shkrumbua komplet nga flakët. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, por mendohet se bëhet fjalë për një shkëndijë elektrike.

Advertisement