Connect with us

Politike

Berisha: 4 të vrarë në 4 ditë, motoja e Ramës ‘kokën njëri-tjetrit’

Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka sulmuar kryeministrin Edi Rama për lidhjet e tij me Mcgonigal ndërsa solli në vëmendje dhe sulmin ndaj Prestige Resort dhe News24.

Berisha tha se në 4 ditë kanë humbur jetën 4 persona, ndërsa ngiti shqetësimin mbi sigurinë në vend.

“Jam me zërin tim të protestës dhe dënoj miratimin e këtij ligji, si një ligj që krijon kushte të shkatërrohet shtresa e mesme. Kjo shtresë nuk ju konvenon juve, nuk ju përshtatet dhe nuk ndjek politikat tuaja. Por tek po lexoj këtë fjalë para jush, më vijnë lajme se gjykata në Neë Yourk ka bërë zbulime tronditëse të Mc Gonigla me Edi Ramën. Është vendosur nga gjykata që të konfiskojë pasuritë e Mcgonigal. Komisioni Hetimor parlamentar për të zbuluar dhe gjetur pasuritë e McGonigal në Shqiëri është jetike, q i vendosi me Duckën Nezën dhe Ramën. Afera McGonigal do e ndjekë Ramën deri në fund të ekzistencës së tij. McGonigal ishte një tradhtar. Një hije e zezë bie sot mbi të gjithë ju. Jo se keni afera personale me McGonigal, por se njeriu që mbështesni është korruptori dhe skllavi i tij. Drejtësia amerikane po gjen dhe zbulon fakte të reja. Do ngremë komision parlamentar për të gjetur fakte të reja që Edi Rama del fund e krye i zhytur.

 

 

Rama ka vënë gjoba publike nga një restorant dhe drejtësia shqiptare nuk ka lëvizur asgjë më të vogël. Ju mendoni se do të shpëtoni në këtë mënyrë, Edi Ramën me grupin e tij më të ngushtë. Garancitë që ka dhënë janë të pakundërshtueshme. Së fundi nuk është këtu ai ministri i familjes, në 4 dite, katër të vrarë. Nën moton; kokën njëri-tjetrin. Në moton; Licencë për vrasje, nën moton; policia nuk ekziston, kjo është sigurua. Këto janë kushte të kalkulueshme të largimit të shqiptarëve. Ai sulmon mediat me tritol, me dinamit, si në Kore. Ai është krimministër, në kulmin e këtyre vrasjeve prisni kur të deklarojë se; rendi sot është më i mirë se kurrë në histori. Keni humbur përgjegjësinë minimale. Nëse s’ju bëni mbledhje kërkojini mbledhje. Ju zoti Gogu, i thoni qytetarëve tiranas se po furnizojmë me 17 orë ujë, në një kohë kur s’marrim ujë.”, tha Berisha.

Ndërkohë deputeti Gogu ia ktheu duke shtuar se: “E kuptoj z. Berisha që e vërteta të shqetëson dhe e di shumë mirë që ajo ju çliron. Do ishte mirë që ta shikonit se pemët që kanë mbjellë qytetarët e Tiranës nuk mundet që t’i asgjësosh ti me atë gënjeshtrën kronike tënde. Unë nuk i bëj fresk asnjë njeriu, unë i shërbej qytetarëve dhe përpiqem ta bëj me devotshmëri. Ajo që të takon ty në këto momente dhe mos u merr fare me socialistët, me mbledhjet tona, po të troket ora e humbjes së radhës, për ty dhe ato të shkoqurat që të kanë mbetur vërdallë.”

Advertisement