Connect with us

Politike

Berisha akuza të forta: Rama do vjedhë votat, po mbledh certifikatat

Berisha: Jemi përpara zgjedhjeve tashmë. Unë kam marrë informacion se po mbledhin që tani certifikatat. Do ta paguash aq shtrentjë nëse prek votën. Ne po votojmë vetë, por do u kthejmë shqiptarëve votën. Nëse ky armik, mendon të vjedhë votën, nuk e di se çfarë do ta presë të nesërmen. Do i japim përgjigjen më ekzemplare që nuk mund ta imagjinoj. Nuk jemi që mund të na marrë përpara, të na i marrë votat duke i blerë me karta identiteti apo me patronazhistë. Nuk mund të ketë mëdyshje. Ne marrim pjesë padiskutim në zgjedhje. Nuk bojkotojmë. Do përgatisim strukturat tona, mbështetësit tanë, anëtarësinë tonë për të rikthyer votën tek shqiptarët. Ne do shpërbëhemi si komb nëse nuk garantojmë votën.

Advertisement