Connect with us

Politike

Berisha: Ata që përdorin studiot si hanxhar mbi opozitën janë llumi i shoqërisë

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, ata që përdorin studiot dhe penën si hanxhar mbi opozitën janë llumi i shoqërisë njerëzore!

“Të dashur miq, sot kemi përpara suitën e lakejve, puthadorëve, të cilët nga mëngjesi gjer në darkë trumbetojnë një Shqipëri pa opozitë.
Sulmojnë një Shqipëri pa opozitë.

Nga mëngjesi gjer në darkë i thurin lavde dhe himne kreut të krimit të organizuar.
Sulmojnë opozitën, përpjekjet e saj, vetëm e vetëm të realizojnë ëndrrën e Edi Ramës, të Shqipërisë pa opozitë.

Por ata të cilët predikojnë, mbrojnë tezën e Shqipërisë pa opozitë, ata që besojnë se përdorin studiot, përdorin penën si hanxhar mbi opozitën, ata janë llumi i shoqërisë njerëzore.
Ata janë turpi i njeriut, ata janë qenie të zhveshura nga çdo dinjitet, janë skllevër të krimit, të vjedhjeve”, tha Berisha.

Advertisement