Connect with us

Politike

Berisha: Balla shkatërroi sistemin TIMS që të fshihen gjurmët e tij

Edhe ditën e sotme aksioni i opozitës vijoi poshtë ballkonit të Sali Berishës, i cili ndodhet në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Berisha nga ballkoni hodhi akuza për mazhorancën duke thënë se Edi Rama kërkon Shqipëri pa opozitë ndërsa Taulant Balla sipas tij shkatërroi sistemin TIMS që të fshihet gjurmët e tij dhe të numrit një të qeverisë.

Mes tjerash ai theksoi se Balla ka 6 muaj në detyrë, dhe ka arrestuar me operacione false, me dhjetëra fëmijë e adoleshent. Sipas tij asnjë ngarkesë droge, asnjë trafikant nuk është vënë pas hekurave, përkundrazi vijnë ngarkesat me kontejner, shkojnë te trafikatët dhe kthehen te policët e Ballës për ti pirë lëngun.

Sali Berisha: “Mirënjohjen më të thellë, për këtë protestë tuaj e cila shpreh vendosmërinë tuaj për një përballje me ketë regjim, i cili në të vërtetë po shfaros në mënyrë paqësore shqiptarët. Me këtë regjim që arriti të vendosë në Shqipëri, pushtetin absolut të një njeriu që nuk ka interes kombëtar, shoqëror, por ka vetëm interesa personale të pushtetit të tij dhe sojit të tij të korruptuar.

Pas rrëmbimit të zgjedhjeve, Edi Rama në mënyrën më të vendosur vazhdoi në rrugën e tij të luftës së egër kundër opozitës, vazhdoi krijimin me çdo kusht të një Shqipërie pa opozitë. Miqtë e mi, në rast se ju ndaleni për një moment dhe rikujtoni fjalorin e këtyre ditëve, të këtyre muajve dhe rikujtoni fjalorin e përditshëm të këtyre viteve të fundit, do të gjeni se dy fjalë janë më kryesoret në mediat dhe fjalorin e çdo dite.

Fjala krim dhe fjala vjedhje. Vjedhje e qeveritarëve, krimi që vret në rrugë, krimi që godet në çdo skaj të vendit, krimi që vendos në parlament, që vendos në qeveri, që vendos kudo në Shqipëri. Pra sot ne jemi në një aleancë të pushtetit me krimin dhe krimit me pushtetit. Kjo aleancë ka bërë që Shqipëria të rrënohet gjithnjë e më shumë. Kjo aleancë ka bërë që 6 muaj më parë në krye të rendit dhe sigurisë, të emërohej politikani më i lidhur me krimin, se çdo politikan tjetër përveç Edi Ramës.

Emërimi i Taulant Ballës nga aleanca e krimit me pushtetin në krye të rendit, shënonte dorëzimin përfundimtar të rendit, sigurisë, në duart e krimit. Ka 6 muaj në detyrë, ka arrestuar me operacione false, me dhjetëra fëmijë e adoleshentë. Asnjë ngarkesë droge, asnjë trafikant nuk është vënë pas hekurave, përkundrazi vijnë ngarkesat me kontejner, shkojnë te trafikatët dhe kthehen te policët e Ballës për ti pirë lëngun.

Kjo ndodh se krimi ka vendosur në ministri, përfaqësuesin më të shëmtuar, Taulant Ballën. A nuk ishte ky njeri që me dokumente u gjet se kishte shoqëruar 54 herë, Taulant Begon, Edmond Begon me siguri me çanta kokaine. Të shoqërosh një njeri 54 herë jashtë vendit nuk mund të ndodhë përveç se ne lidhje me krimin.

Taulant Balla që ka sot rendin, në një nga aktet e tij më të para prishi sistemin TIMS sepse këtu janë të stamposura gjurmët e tij me krimin, gjurmët e krimeve të Edi Ramës. Janë të stamposura qindra udhëtime të tij me avion personal, në destinacione pa asnjë mision tjetër, përveç misioneve të zeza. Në sistemin TIMS që prishi Balla janë gjurmët e vëllait të Edi Ramës, Olsi Rama që përcillte kreun e Xibrakës për në Kubë. Në sistemin TIMS janë të gjitha aktet në gjurmë të krimeve të pushtetit dhe bandave të tyre”

Politike

Meta nga “Rruga e shpresës”: I kam thënë Ramës, Berisha është politikani më serioz

Pasi përfundoi pas mesdite Asamblenë e Partisë së Lirisë, Ilir Meta I shoqëruar nga një numër mbështetësish dhe veshur një bluzë ku shkruhej ‘Lironi liderin e opozitës’, mbërriti tek rrugica poshtë banesës së Berishës.

Ai ka thurur lavde për Berishën duke e cilësuar si njeriu që ka futur Shqipërinë në NATO dhe ka bërë dhe shumë arritje të tjera për vendin.

”I kam thënë Ramës të mos e provokojë opozitën.

I kam thënë Ramës që politikani më serioz në Shqipëri është Sali Berisha”, tha Meta.

E përshendet Berishën, duke e quajtur president i përgjithshëm.

Continue Reading

Politike

‘Lironi liderin e opozitës’/ Meta mban veshur bluzen me mbishkrimin për Berishën: Afër Zotit

Kreu i PL-së, Ilir Meta tha rrugës teksa po shkonte te banesa e liderit të opozitës, Sali Berisha, se nuk po shkonte në një ballkon, por në një podium.

Meta tha se kryeministri Edi Rama është i pashpresë, ndërsa shtoi se ndryshimi do të vijë shpejt. Kreu i PL-së, teksa po fliste për opozitën tha se Gazment Bardhi është një opozitar i vërtetë, ndërsa për Lulzim Bashën tha se “llogaritë e Shqipërisë nuk mund t’i bëjë ai faqezi.”

MetaNuk po shkoj në një ballkon, por në një podium. Ata kujtojnë se kanë izoluar Berishën, por ata e kanë ndihmuar që të jetë më afër shqiptarëve, të jetë më afër qiellit dhe më afër Zotit. Edi Rama është i pashpresë dhe ndryshimi do të vijë. Shqiptarët kanë kuptuar shumë mirë se çfarë po ndodh. Për Bashën, dihet se shtatë herë shtatë bëjnë 42, llogaritë e Shqipërisë nuk mund t’i bëjë aq faqezi. Besoj se Bardhi është një opozitar i vërtetë.

Continue Reading

Politike

Meta niset nga selia e PL drejt banesës së Berishës: Beteja me mafien është betejë për jetë a vdekje

Kreu i PL-së, Ilir Meta ashtu siçi e kishte paralajmëruar në mbyllje të Konventës Kombëtare, është nisur nga selia e PL-së, drejt banesës së liderit opozitar, Sali Berishës për t’ju bashkuar tubimit qytetar.

Teksa po ecte, Meta tha për mediat se PL ka reflektuar dhe se nga nesër do të nisë një riorganizim. Më tej shtoi se beteja me mafier është betejë për jetë a vdekje.

MetaPartia e Lirisë ka reflektuar dhe nga nesër nis një riorganizim. Beteja me mafien është betejë për jetë a vdekje. Kjo është një betejë, që ia vlen edhe të vdesësh. Prej kohësh e bëmë të qartë se do të kishim një strukturë të re. Për Vojo Kushin nuk mund të ankohet askush, ai edhe kur mbeti vetëm, kaloi në përjetësi. Nuk keni pse të keni ankesa për Vojo Kushin. Vojo Kushi është hero i popullit dhe Kryemadhi nuk mund të ketë ankesa për të. Sikur të gjithë këshilltarët e PL do të hidheshin mbi policët e regjimit, do të kishim tjetër Shqipëri. Për mua familja ka rëndësi, Shqipëria ka akoma më shumë rëndësi.

Continue Reading

Politike

Rastësi apo zgjedhje? Meta nuk e ndjek fjalimin e Kryemadhit, pamjet

Rastësi apo zgjedhje?! Ilir Meta nuk qëndroi në sallë në Konventën e Partisë së Lirisë për të ndjekur fjalimin e Monika Kryemadhit. Ai vendosi që të shkojë të votojë dhe u kthye pasi Kryemadhi mbaroi fjalën.

Continue Reading

Politike

“Uaaa, flet partia e vulës për moral”/ Meta: Basha gënjen edhe kur fle

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet nga gazetarët në lidhje me një video të publikuar sot nga PD e vulës, ku tregoheshin episode të kaluara politike me akuza të ndërsjellta mes Berishës dhe Metës.

Meta e ka cilësuar ‘parti e vulës pa moral’, teksa kthen në vëmendje zgjedhjen e Lulzim Bashës kryetar të Bashkisë së Tiranës.

“Uaaa, ore flet partia e vulës për moral. Si doli ky vulaxhiu kryetar bashkie në Tiranë në 2011, me 23 mijë vota dhe prapë u desh qëndresa e heroike e Arben Ristanit që të dilte. Çfarë të themi, Jo vetëm të gënjen për orën, por ai dhe kur fle nuk ngopet së gënjyeri”, tha Meta.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING