Politike
Berisha: Ballukja fushatë me kriminelë elektoralë
Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sot zv.kryeministren Belinda Balluku se po bën fushatë me persona me rekorde kriminale në qarkun e Dibrës.
Duke folur në një takim me banorë të Klosit dhe Matit, ai tha se ‘kriminelët elektoralë’ do të ndiqen penalisht pas zgjedhjeve.
“Këtu kanë sjellë një zonjë “Balluken”. Ajo është simboli i babëzisë. Se si mund të dalë ajo para këtyre nënave dhe motrave, ajo e di vetë. Ka shpenzuar vetëm për zyrën e saj 220 mijë euro. Po turp më të madh nuk ka. Në një kohë kur të rinjtë tanë marrin gomonet për të siguruar kafshatën. Një ministre që porosit 1 mijë euro biftekun nuk meriton asnjë minutë me qenë ministre. Sjell këtu një ushtri të tërë kriminelësh elektoralë, drejtorë ujësjellsish dhe ndërmarrjesh. Secili prej tyre është kriminel elektoralë dhe i garantoj se bashkë me Belindën dhe Edi Ramën do ndiqen deri në fund. Ajo mbledh edhe trafikantë e delikuentë nëpër takime. E dini pse? Nuk ka më frikacak se hajduti mbi tokë. Këta qarkullojnë të tmerruar nga vjedhjet që kanë bërë”, tha Berisha.