Connect with us

Politike

Berisha bën premtimin e madh: Taksa ndaj profesioneve të lira do të hiqet e para

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehet sot se profesionet e lira ofrojnë universin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Berisha tha se mungesa e këtyre shërbimeve është nxitje direkte e fuqishme për të braktisur vendin dhe se taksa ndaj tyre është një taksë antikombëtare

Pjesë nga fjala e Berishës:

Profesionet e lira ofrojnë universin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Mungesa e këtyre shërbimeve është nxitje direkte e fuqishme për të braktisur vendin. Është nxitje e shqiptarëve për t’u larguar masivisht nga Shqipëria siç po largohen. Është një akt i tmerrshëm për një shoqëri.

Taksa që vendosi Edi Rama është një taksë antikombëtare ndaj tyre. Taksa që vendosi Edi Rama është një rrënim i shërbimeve për qytetarët. PD, duke shprehur vlerësimin më të madh për ta, i garanton se në një akt të parë të fitores së PD, ajo taksë do hiqet e para, bashkë me taksën e Rrugës së Kombit.

Advertisement