Connect with us

Politike

Berisha: Brenda mandatit të parë zgjidhim përfundimisht çështjen e kthimit dhe kompensimit të pronave

Partia Demokratike premton se brenda mandatit të parë do t’i japë zgjidhje përfundimtare çështjes së kthimit dhe kompensimit të pronave.

Në fjalën e tij gjatë prezantimit të programit të qeverisjes, kreu i PD tha se “çdo shumë që duhet për t’iu përgjigjur këtij problemi, qeveria do ta përballojë.

“Zgjidhja përfundimtare e çështjes së pronës, është zgjidhja përfundimtare e çështjes së sistemit. Pa vendosur sistemin në bazën e tij pronësore, sistemi nuk gjen kurrë stabilitet.

Ndaj dhe unë i siguroj pronarët se do të ndërhyhet në çdo ligj, se do ndërmerret çdo vendim për t’i dhënë zgjidhjen më të ndershme me rregulla dhe kushtet e tregut, me kompensim fizik ose financiar, ose forma tjera të përzgjedhura nga pronarët, bashkëzhvillimit, etj., dhe kjo çështje nuk do ekzistojë, do marrë përgjigjen përfundimtare”, tha Berisha

Advertisement