Connect with us

Aktualitet

Berisha del nga prokuroria: Basha ishte i rrethuar në 8 janar nga një bandë vrasësish

Rreth 3 orë ka qëndruar në Prokurorinë e Tiranës Sali Berisha për të dëshmuar mbi 3 orët e rënda të 8 janarit të kaluar para selisë së PD kur mbështetës të tij shqyen dyer e dritare dhe u futen me dhunë në parti deri në ndërhyrjen e policisë.

Në Prokurori Berisha tha se i informoi hetuesit për atë që ai e quan banda e Lulzim Bashës brenda në seli. Sipas tij ka pasur njerëz të armatosur në godinë atë ditë dhe armët u larguan me makinën e kreut të Partisë Demokratike.

Teksa e akuzon Lulzim Bashën edhe një herë si peng të Ramës, Sali Berisha pati edhe një thirrje për amerikanët. Ai u pyet për mesazhin e Escobar i cili dënoi dhunën në PD, dhe tha se ata që mbështesin Bashës më shpresën së po dëmtojnë atë, nuk i bëjnë llogaritë mirë. Ai kërkoi që amerikanët të mos jenë më me Bashën pasi ai është i lidhur me fondamentalistët.

Berisha paralajmëroi edhe një herë protesta të fuqishme por këto do të duhet të presin pasi duke filluar nga e diela do të nisin takimet me qytetarët sipas tij, dhe ky tur hap siparin nga Shkodra.

Kryeministri Berisha u thirr në Prokurorinë e Tiranës dje dhe e konfirmoi pjesëmarrjen sot, ndërkohë që për mediat në përfundim të dëshmisë garantoi se do të jetë sa herë ta kërkojnë. Ndërkohë nesër “radha” është e kryedemokratit Lulzim Bashës dhe e numrit 2 të demokratëve, Gazment Bardhi, më konkretisht në orën 11:00 dhe 12:00.

Berisha nuk është në listën e personave të arrestuar apo të vënë në hetim për 8 janarit, ndonëse në pamjet e publikuara më herët nga NTV ukej qartë momenti kur ish-kryeministri i sinjalizonte protestuesit që të sulmonin godinën,në kohën që Basha mbante mbledhjen në katin e dytë. Berisha tha se është i gatshëm të shkojë të dëshmojë nëse thirret si person që është në dijeni të fakteve, për përplasjet para selisë së PD-së, e tashmë që thirrja i është dërguar, mbetet për t’u parë nëse ish-kryeministri do të shkojë për të dhënë versionin e tij të ngjarjes.

Gazment Bardhi është nën hetim pasi akuzohen për shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive” dhe “Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme”. Flamur Noka, deputeti tjetër nën hetim për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Çuditërisht për Sali Berishën asnjë akuzë.

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pamjet filmike në të gjitha ambientet e selisë së PD-së e ndërsa dje me vendim të Gjykatës së Tiranës u liruan 34 të arrestuarit.

Çfarë ndodhi në 8 janar? E shtuna e kaluar ishte një ngjarje dramatike për Partinë Demokratike por edhe për imazhin e vendit. Mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan selinë e Partisë Demokratike. U desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta, pasi por rrezikohej seriozisht jeta e deputetëve që ndodheshin brenda selisë si dhe kreut të PD-së Lulzim Bashës. Nga ana tjetër Sali Berisha shkoi sërish në selinë e PD, ndërsa i cilësoi ‘dhunuesit’ si heronj duke shtuar ato ruajtën gjakftohtësinë dhe rrëzuan dyert e blinduara të ‘Lul Bravës’.

Escobar dënoi dhunën e tij, Berisha: Kush mendon se më dëmton mua duke mbështetur Bashën, nuk i bën llogaritë mirë
I pyet për mesazhin e të dërguar special të SHBA për Ballkanin, Gabriel Escobar i cili dënoi dhunë në PD, Berisha tha se ata që mbështesin Bashës më shpresën së po dëmtojnë atë, nuk i bëjnë llogaritë mirë.

“Duhet të rishqyrtohet se të mbështetës Lulzim Bashën jo vetëm mbështet një kufomë politike. Të mbështetës Bashën është përçmim e shkelmim mbi politikanët e rinj shqiptarë. Të mbështetës Bashën nuk lufton Sali Berishën. Ata që mendojnë se po më dëmtojnë mua duke mbështetur Bashën nuk i bëjnë llogaritë mire. Eshtë njeriu më i degraduar në politikën shqiptare” tha Berisha

Një ditë më parë Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar dënoi dhunën në protestën e 8 janarit në selinë e PD-së, ndërsa bëri të qartë se jo çdo çdokush që pretendon se është anëtar i PD është aleat i SHBA-ve për momentin.

Të hënën Sali Berisha do të jetë në sallën e parlamentit për seancën e parë që çel këtë sesion parlamentar. Teksa u pyet pas dëshmisë së tij në prokurori për protestën e dhunshme të 8 janarit, tubimi i radhës duket se do të jetë i largët. Ish-kryeministri nuk lajmëroi protestë, por iu rikthye takimeve me qytetarwt të dielën në orën 11.00 në pallatin e sporteve në Shkodër.

 “Takime të fuqishme me qytetarët – jo foltore. Në funksion të një strategjie të largimit të narkoshtetit, dhe të përgatitjes së terrenit për protesta të fuqishme. Nuk mundet të pajtohet populli me kufoma politike që u vjen era në gjithë Europën. Nuk mund të pranojë lidhje të tilla me krimin të gërshetuara qeveri dhe një grup i Bash bravës. Do të ketë pastaj tryeza të rrumbullakëta, në të cilat do elaborohen mendime për probleme të ndryshme. Pa asnjë lloj dyshimi selia do i rikthehet demokratëve”, tha Berisha

Ndërkohë, lëvizjet vijojnë edhe në selinë blu nga Lulzim Basha. Të shtunën në 16.30, do të mblidhet Këshilli Kombëtar në seli për të analizuar protestën por edhe për të miratuar një rregullore të brendshme të funksionit të Këshillit. Pika e tretë e diskutimeve është ajo për planin e organizimit të partisë dhe ndarja e detyrave për anëtarët e Këshillit Kombëtar.

Në një video ku Partia Demokratike akuzon Sali Berishën se udhëzoi turmën e protestuesve drejt selisë blu për ta dhunuar duke e bërë shenjën me dorë, vetë Berisha tha se kjo nuk është e vërtetë, por se ai ia kishte bërë me dorë personave që po rrinin në rrugë që të afroheshin.

“ia bëra me dorë njerëzve që ishin në rrugë, të bashkoheshin, nuk drejtova njeri unë”, tha Berisha

Më herët kryetari i PD-së ka nxjerrë një video, ku sipas tij Berisha paralajmëroi, orkestroi dhe dirigjoi sulmin kundër PD.

Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se dëshmoi në Prokurori se brenda Selisë së PD kishte njerëz të armatosur në mbrojtje të Lulzim Bashës ndërkohë që armët sipas tij i largoi Basha me makinën e tij.

“Çështja tjetër që unë shtrova me forcë është se si ka mundësi që të njëjtat armë që përdorte narkopolicia e Edi Ramës përdorte edhe banda e Lulzim Bravës. Një tjetër provë e bashkëpunimit të tyre. Armët i nxori nga selia Lulzim Brava me mjetin e tij. Ka dëshmi flagrante të pranisë së njerëzve të armatosur brenda në seli”, tha Berisha.

Ai tha se PD do të dorëzojë çdo informacion që mbledh për këtë grup mercenerash, vrasësish dhe trafikantësh.

“Besoj se momenti që një seli partie qëndronte e pushtuar me banditë tregonte gjithçka se ç’ndodh në narkoshtet.  Fakti me flagrant është se sot, njeriu që është shkarkuar nga çdo funksion nga anëtarësia e PD është simbol së pari i pabesisë ekstreme politike. Së dyti Simboli më i degraduar i lidhjeve me krimin. Ky është personi që për pazare personale dhe pasurim personal ishte i gatshëm siç e patë ju të shuante ndërtesën për shkak të kullave që do të ndërtoheshin aty.  Shkoni pyesni Veliajn se të gjitha të dhënat e mia dëshmojnë se i kanë thënë atij që jemi marrë vesh me Lul Bravën. Lulzim Brava është simboli i politikanit që nuk njeh asnjë princip që për të ruajtur karrigen shndërroi selinë e PD-së në një seli që nuk shihet askund dhe ia dorëzoi Edi Ramës”, tha Ish-Kryeministri.

Sali Berisha ka sulmuar edhe Gardën e Republikës që mori në mbrojtje Lulzim Bashën gjatë prostatës së 8 janarit, duke thënë se ato e dinin se kryedemokrati ishte rrethuar nga vrasës dhe trafikantë dhe heshtën.

“Momenti tjetër që dëshmon shkrirjen në një të krimit, të Ramës e Lul Bravës është Garda. Basha në kundërshtim me ligjet mbrohet nga Garda, se si është i shkarkuar. Garda nuk mundet kurrë të qëndronin në mbrojtjet të një njeriu që mbante afër banditë. Një oficer Grade ka konstatuar se personi që po mbron është i rrethuar nga vrasës dhe trafikantë. Me fondamentalistë kuptoj persona që i përkisnin organizatave terroriste, persona që kanë qenë në Siri dhe janë kthyer”, tha Berisha.

Sali Berisha ka folur pas deklarimit në prokurori. Ai tha se Basha është i lidhur me kriminelë dhe vrasës dhe se këtu e sholli Edi Rama.

I thirrur këtu me urdhër të kreut të meduzës erdha në respekt të parime me të cilat jam i mbrojtur., Ajo që dua tu them është se në deklaratën time theksova se për çdo shqiptar për cdo mik dhe partner të Shqipërisë shëmtira më kryesore, akti më i paimagjinueshëm, momenti më kriminal në historinë e 30 viteve dëshmia më flagrante e lidhjes së politikes me krimin ishte Lulzim Brava i rrethuar nga një bandë  vrasësish dhe trafikantësh, pengmarrësish  fundamentalistesh. Kjo përben dhe momentin më dramatik dhe dëshminë më flagrante të shkrirjes në një të narkoshtetit  dhe lidhjeve të një politikani me krimin.

Ndërkohë Berisha ka pasur edhe një përgjigje për Escobar, pasi ky i fundit dënoi dhunën e ushtruar nga mbështetësit e Berishës më 8 janar.

Shpreh keqardhje të madhe. Se në vizitën e parë unë thash që shqiptarët janë një komb i vjetër dhe në ato elementë të tyre. Shqiptarëve është vendi me numrin më të vogël të kukullave në rajon. I kërkova të mos merret me kukulla. Mos mendoni që me deklaratën, do e ndihmonte. Por jo vetëm që nuk ndikoi në kuvend por shënoi një rekord të paparë. Tani përsëri thotë që unë punoj mirë, por i them tani si mund të punohet mirë me një njeri që merr vrasës e banditë brenda për të mbrojtur. Ju duhet të informoheni i them para. Por unë e ftoj Escobar që çdo dokument të  shkojë në gjykatë apo ta sjelli tek shqiptarët.

Ajo që është e rëndë dhe mendoj që duhet të rishqyrtohet. Të mbështetësh Bashën , jo vetëm që mbështet një kufomë politike, por është me keq se kjo. Është përçmim dhe shkelmim mbi politikanët e ri shqiptar. Se nuk lufton Sali Berishën duke mbështetur Bashën. Ata që e mendojnë këtë nuk i bëjnë llogaritë mirë. Por ky politikan është njeriu më i degraduar i politikës shqiptare. Jo nuk janë të tillë politikanët shqiptarë “ tha Berisha.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *