Connect with us

Politike

Berisha do të dënohet dhe del nga politika”, Ngjela: Duhet bashkimi i të djathtës, ndryshe…

Avokati Spartak Ngjela deklaroi se Berisha do të dënohet dhe më pas do të dalë nga politika, kështu PD-ja do të bashkohet.

Ai tha se e djathta duhet të rigrupohet në një kongres, ndryshe nuk do të mundë të rivalizojnë PS-në.

Ndër të tjera avokati deklaroi se sipas ekspertëve të huaj, me të cilët ka biseduar, në zgjedhje opozita del me 17-18% të votave.

Shoqëria është e majtë, për arsye që dihen. Ne duhet që në këto momente, politikanët që janë në parlament dhe duan ndryshimin e gjendjes, duhet patjetër që të bëjnë këtë gjë, të bëjnë bashkimin. Bashkimi i të djathtës në një kongres. Ai e sjell gjendjen në një konkurrencë normale kundër socialistëve, se ata janë të pamposhtur. Kam biseduar me ekspertë të huaj, 17-18% del e djathta nga sondazhet.

Ata do ta bëjnë bashkimin sepse do të dënohet Berisha, e do të dalë nga politika. Por a do të kenë kohë? Unë jam avokat, nuk mund të jem për dënime, por e pashë akuzën. Është flagrancë. Do të dënohet, qoftë edhe me muaj. Ikën nga politika”, tha Ngjela

Advertisement