Politike
Berisha drejt “izolimit”, Bylykbashi: Është qartazi agresion i Ramës
Pas heqjes së imunitetit nga Kuvendit, tashmë është në dorën e gjykatës poër të vendosur për masën e sigurisë për ish kryeministrin Sali Berisha. Në datën 26 dhjetor, në orën 10:00, gjykata do të marrë një vendim nëse Berisha do të rrijë në “arrest shtëpie” apo “arrest me burg”.
Oerd Bylykbashi në një intervistë në edicionin e lajmeve në Vizion Plus me Pranvera Borakajn tha se drejtësia po vepron me urdhra të kryeministrit Edi Rama, teksa shtoi se ky plan ka filluar që prej vitit 2017.
“PD është qartazi në një agresion të madh. Agresioni vjen drejt për drejt nga Edi Rama. Është një plan që nga 2017. Është fillimi i provuar i korrupsioonit me lobin kundër Sali Berisës, për mosregjistrim në zgjedhje. Kjo e fundit, është akti i fundit që Rama ka marrë, duke përdorur drejtësinë.
Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë e çfarë vendimi do marrë gjykata. Ajo që kërkon SPAK është e paligjshme dhe antikushtetuese. Gjykata ndoshta merr një vendim të ndryshëm”, tha Bylykbashi.
“Kjo është mbledhaj e parë e Këshillit Kombëtar pas 2 dhjetorit. Mund të vendoset që të ketë ndërhyrje për të përshtatur aspektin organizativtë partisë me këto situata. Ajo që do diskutojmë është si do vijohet më tutje për këtë situartë që është e paprecedentë.
Deputeti demokrat më tej dha edhe arsyet, se përse mazhoranca kërkon arrestimin e Berishës.
“Si rregull arresti vendoset kur nje person mund të largohet. Berisha duhet të arrestohet sepse po vjen në Parlament duke mobilizuar njerëz. Njerëzit arrestohen sepse duan të prishin provat, ndërsa berisha po nxjerr provat që ka fshehur SPAK”, shtoi Bylykbashi.