Connect with us

Politike

Berisha: Duhet ta largojmë sa më parë Ramën, po na ikin të rinjtë nga vendi

Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatin e tij për Belshin, Bedri Qypi.

Berisha në nisje të fjalës së tij ngriti problemin e largimit të shqiptarëve nga vendi, duke thënë se kjo ndodh pasi kryeministri Edi Rama po zbaton politika armiqësore ndaj popullit.

“Belshi dhe Shqipëria kanë sot nevojë jetike ndryshimin, aq saç ka zogu ajrin për të fluturuar. Kanë sot nevojë jetike ndryshimin në mënyrë që djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë, t’i japin një mbështetje vendit të tyre.

Këtu jemi para një momenti të jashtëzakonshëm. Mendoni në 8 vite janë larguar 937 mijë shqiptarë, nga të cilët 80% nën 30 vjeç. Këtu nuk përfshihen ata që janë larguar në SHBA apo Kanada.

 

 

Nëse nuk bëjmë gjë, në 8 vitet e ardhshme ata që janë larguar do tërheqin edhe 1 milionë të tjerë.

Pse po ikin? Sepse kjo qeveri që ne duhet ta ndryshojmë sa më shpejt, po zbaton politika armiqësore ndaj shqiptarëve.

Këta nuk shohin asgjë veç pasurimit të tyre dhe një grupi oligarkësh. Unë nuk kam qenë dhe nuk jam kundër të pasurve, por kurrë nuk do t’i mbështes në kurriz të qytetarëve.

Jam i detyruar në moral dhe ligj që të mbroj interesat e qytetarëve, ndërsa ai mbron interesat e oligarkëve”, tha Berisha.

Advertisement