Connect with us

Politike

Berisha e dha sinjalin që këto zgjedhje po i shet/ Alibeaj: PD nuk kishte sy për qeverisje

Enkelejd Alibeaj tha se ishte vetë Sali Berisha ai që e dha sinjalin në sytë e publikut se do “t’i shesë” zgjedhjet duke miratuar ndryshimet në kodin zgjedhor, korrikun e vitit të kaluar.

Alibeaj shton se pavarësisht premtimeve, opozita nuk kishte sy për qeverisje.

“Sipas optikës time ndodhi ajo që në sytë e publikut u pa që ndeshja ishte e shitur. Ishte ajo që ndodhi në korrikun e vitit të kaluar me kodin zgjedhor. Nuk po them që kodi ishte shkaku i vetëm, është shkaku kryesor kur në sytë e publikut u injektua pa doreza sinjali nga Berisha që këto zgjedhje po i shes. Dhe çfarë ndodhi, nuk po flas për listat, 12 mandatet në tryezë dhe votën e diasporës që iu dha Ramës ka kontroll.

Njerëzit kuptuan që Sali Berisha nuk kishte sy për qeverisje. Nëse këta e kanë shitur ndeshjen, përse mos bëjmë dhe ne një sjellje të tillë për t’u konformuar me situatën. Rama mori po aq vota sa 4 vite më parë megjithë skandalet dhe gjysmat e figurave pas hekurave. Edi Rama ka fituar”, tha mes të tjerash Alibeaj.

Advertisement