Connect with us

Politike

Berisha e ka humbur/ Nikoll Lesi: Basha e ka marrë përfundimisht PD-në, zgjidhja e vetme që ka opozita

Gazetari Nikollë Lesi ishte i ftuar këtë të hënë në Euronews, ku komentoi zhvillimet në Partinë Demokratike dhe përplasjen mes dy grupimeve Basha dhe Berisha. Sipas Lesit, Basha e ka marrë përfundimisht Partinë Demokratike dhe nuk ka më diskutime se kush do të jetë kryetari i kësaj force politike. Gazetari theksoi se opozita është në gjendjen më të dëshpëruar në këto 30 vite dhe e vetmja gjë që mund ta zgjidhë situatën ku ndodhet dhe rikthimin në pushtet, është protestat. “Opozita është në gjëndjen më të dëshpëruar në këto 30 vite. Basha për mua ka marrë përfundimisht PD-në.  Berisha e ka humbur PD-në e tij historike, ndërsa Bardhi bëri një lëvizje dinjitoze, por prapësëprapë në një tunel të errët një qiri i vogël është dhe nuk më duket se do ketë ndonjë lëvizje të madhe. Për mua kjo opozitë ka vetëm një zgjidhje, protestë, protestë, protestë dinjitoze në shesh ditë e natë kundër qeverisë.  Për protesta në facebook dhe protesta në deklarata shtypi, Rama qeveris deri në 2030-ën”- tha Lesi.

Advertisement