Connect with us

Politike

Berisha: Edi Ramës i kemi prerë biletën

Edi Rama ta kemi prerë biletën. Kthim pas nuk ka. Misionarë si ne nuk i ndal dot asgjë. Ne kemi idealet, dashurinë për këtë vend. Ne kemi besnikërinë tonë. Rama e ka shndërruar Parlamentin në një turp të historisë kombëtare. E ka shndërruar me keq se parlamenti i Putinit apo Lukashenkos.

Dita e hënë është ditë e parlamentit. Ditë Revolucioni. Populli i protestës, populli i fitores të gjithë bashkohuni deri në fitoren tonë përfundimtare. Edi Rama jep dorëheqjen. Rama largohu! Harroje se mund të përjashtosh këtë popull nga vota dhe zgjedhjet. Jo vetëm Surreli, po as Martaneshi nuk i ndal këta të të japin atë që meriton. Ju ftoj të vazhdojmë marrshin e fitores.

Advertisement