Kronike
Berisha: FBI të hetojë Yuri Kim, ambasadorja e akuzuar si McGonigal

Kreu i partisë demokratike Sali Berisha, I ka bërë thirrje FBI-së që të hetojë ambasadoren amerikane Yuri Kim dhe lidhjet e saj me zyrtarin e lartë të FBI-së Charles McGonigal, pasi sipas tij Kim qëndron mbrapa heshtjes së Ramës. Berisha supozon se dhe Kim është një McGonigal ndaj së cilës janë ngritur shumë akuza për të gjitha llojet e korrupsionit.Berisha nuk ka kursyer Lulzim Bashën teksa akuzonte se ka bashkëpunuar me Edi Ramën dhe Yuri Kim për të respektuar Kodin e Heshtjes rreth dosjes amerikane të McGonigal.

