Politike
Berisha flet për veten: Rikthimi i Sali Berishës, një realitet jashtëzakonisht i veçantë
Rikthimi i Sali Berishës është një realitet jashtëzakonisht i veçantë tha vetë Berisha në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve gjatë konferencës së përjavshme të shtypit. “Sali Berisha nuk e ka fshehur kurrë, përkundrazi i ka qëndruar me vendosmërinë më të madhe një akti, që ka në bazë nga alfa në omega, korrupsionin transnacional. Se çfarë kërkon X apo Y, njëri apo tjetri, secili i ka rrugët e hapura për të ndjekur çdo procedurë që do. Kurse unë ndjek në mënyrë transparente ato që kam deklaruar. Rikthimi i Sali Berishës është një realitet jashtëzakonisht i veçantë. Gëzohem shumë që po rikthehet edhe Kombëtarja jonë. Rikthimet janë rigjallërime. Por, askujt nuk i mohohet e drejta të ketë qëndrimin e vet. Të kërkojë procedurën që do e me radhë. Është PD kjo, parti e mendimit të lirë. Deputetët e bashkuar rishtas janë të gjithë anëtarë të Këshillit Kombëtar, njihen me statut. Së dyti, ky Kuvend, sipas statutit mblidhet për votëbesimin e kryetarit. Po a do ketë procese të tjera, këtë nuk mund ta them. Pra, statuti parashikon se kryetari votëbesohet në Kuvendin e partisë,” tha ai.