Politike
Berisha: Fuqia e FBI-së u përdor për qëllime private nga Rama
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur pasditen e sotme në mbledhjen e Kryesisë së PD-së në selinë blu teksa ka përmendur çështjen “McGonigal”, duke thënë se qëllimi ka qenë asgjësimi i opozitës shqiptare.
Ai foli edhe për një bashkëpunëtor të McGonigal, Mark Rosini, i cili sipas tij ka bërë akuza hapur se Berisha është një “kukull e Putinit” në televizionet e kontrolluara nga Rama.
Berisha shtoi më tej se fuqia e institucionit më të fëshëm të fushës në SHBA, FBI-së, është përdorur për qëllime private nga Edi Rama duke korruptuar shefin e kundërzbulimit të këtij institucioni, Charles McGonigal.
Ai vijoi duke thënë se ish-agjenti është përdorur edhe për afera të tjera dhe ka marrë gjithashtu pagesa të tjera, duke shkuar sipas tij deri në miliona.
Gjithashtu Berisha deklaroi se “mafia e Tiranës” është një rrezik jo vetëm për shqiptarët, por edhe për SHBA, ndërsa tregoi se ka “McGonigal” të tjerë në SHBA dhe Evropë në nivele më të ulëta.
“Qëllimi i tyre ka qenë asgjësimi i opozitës shqiptare, nga viti 2014 rezulton se Mark Rosini një person që kurrë nuk e kisha dëgjuar bënte akuza publike ndaj meje për kukull të Putinit dhe i përsëriste këto në vitin 2019 në televizionet e Ramës. McGonigal nuk është dorëjashtë, në çdo gjë që ka ndodhur për asgjësimin e opozitës shqiptare. Agro nNeza i ka dhënë atij informacione për kompaninë lobiste të Partisë Demokratike, ajo çka është e vërtetuar se po ky ish-oficer i dha atij përsëri informacione të reja për lobimin e kësaj kompanie me datën 16 janar të vitit 2018. Këto informacione biznesmenit të lidhur si mishi me thoin me McGonigal dhe Agron Nezës ia dha zyra e kryeministrit Edi Rama. Pra, del e qartë se fuqia e institucionit më të fuqishëm në SHBA të fushës u përdor për qëllime private nga Edi Rama duke korruptuar shefin e kundërzbulimit të FBI-së.
McGonigal u përdor gjithashtu dhe ëpr afera korruptive të tjera, për licensa. Ai u shpërblye me 225 mijë thuhet në dokument, me 500 mijë nga një bakë e Qipros dhe me miliona thuhet gjerësisht. Ai u angazhua nga Edi Rama për të ndihmuar miqtë e tij të ngushtë, Vangjush Dakon dhe Tmo Doshin e të tjerë të shpallur non-grata nga DASH. Mafia në pushtet përbën pushtetin më të rrezikshëm edhe për vetë SHBA-në. Mafia e Tiranës është një rrezik madhor jo vetëm për shqiptarët por edhe për SHBA siç fakton rasti McGonigal, por ju garantoj se McGonigal-ër në nivele të tjera ka në Evropë dhe SHBA, ju garantoj. Fenomeni McGonigal nuk është i izoluar as në qëllimin politik, nuk është përpjekur vetëm McGonigal në shkatërrimin e opozitës. Kjo është e vërteta e kësaj partie, por për shkatërrimin e saj janë angazhuar haptaz në të gjithë imoralitetin, në të gjithë abuzivitetin edhe të tjerë dhe për të njëjtat motive korruptive. Mafia nuk njeh asnjë parim e normë apo moral e standard. Kam denoncuar para jush kudo se kjo mafia përdor gjithë format e korrupsionit, monetar, erotik e politik”, tha ai.