Connect with us

Politike

Berisha: I bëj thirrje policisë të mos përdoret si mish për top nga një bandë hajdutësh

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e tij si çdo natë, para mbështetësve nga ballkoni i shtëpisë.

Berisha tha se i bën thirrje policisëtë mos përdoret si mish për top nga një bandë hajdutësh.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Qytetarë dhe qytetare të Tiranës, ftesa ime, bashkohuni me ne se ky ortek nuk ndalet kurrë. Se ky uragan nuk mposhtet kurrë. Ky është uragani i lirisë. Ky është uragani që do përmbysë diktaturën. Ky është uragani i fitores. Rroftë fitorja! Rrofshi ju. I bëj thirrje policisë të vetëpërmbahet, të mos përdoret si mish për top nga një bandë hajdutësh. I them çdo polici, i bëj një pyetje: cili nga ju është martuar me paratë e vjedhura të taksapaguesve? Cili nga ju ka marrë përsipër të ndërtojë objekte 130 milionë euro dhe të mos gjendet nam as nishan?

Cili nga ju në repartin e tij, në qytetin e tij, në fshatin e tij, ka pretenduar se ka mbjellë jo 1 milion, por 10 mijë pemë? Asnjë prej jush. Cili nga ju, kur ka dëgjuar ndonjëherë se kryetari i bashkisë vjedh 100 përqind paratë me tendera. Ndaj dhe kthehuni shpinën këtyre horrave. Altin Dumani që u akuzon ju se bashkëpunoni me krimin, është vetë bashkëpunëtori më i shpifur me krimin. Se nuk ka kriminel më të madh se Erion Veliaj. Se nuk ka kriminel më të madh se Edi Rama. Se nuk ka kriminel më të madh se Taulant Balla. Shërbëtor i të cilëve është Altin Dumani.

Advertisement