Connect with us

Politike

“Berisha, i burgosur politik”, Athina i kthen borxhin për Belerin: E duam kryeministër

Kreu i organizatës së minoritetit grek OMONIA, Marin Suli, është i kënaqur nga bashkëpunimi në Himarë me PD, të drejtuar nga Sali Berisha. Edhe në zgjedhjet e pjesshme, nëse ato do të mbahen për pak javë, në varësi të vendimit të Apelit, OMONIA do të bashkëpunojë me PD dhe opozitën.

“Në këtë një vit e pak të arrestimit të zotit Beleri kemi funksionuar të bashkuar, nuk kemi patur ndarje. Në HImarë në fakt, nuk jemi në opozitë, jemi në pozitë, pavarësisht se nuk na lënë, pasi na kanë arrestuar dhe nuk kanë respektuar vullnetin e shumicës së himariotëve” tha Marin Suli në emisionin “Pa Censurë” në RTSH.

Në lidhje me të ardhmen e kolaicionit për zgjehdjet e ardhshme, zoti Suli tha se ato janë vendime që do të merren bashkë me kreun e PBDNJ-së, por ai ishte i bindur për një vazhdim të bashkëpunimit, kur shikonte Sali Berishën si drejtues të fushatës dhe kandidat për kryeministër, qoftë edhe nga arresti i shtëpisë.

“E shohim njësoj si zotin Beleri çështjne e zotit Berisha. Dhe po të shikoni, të gjithë drejtuesit e opozitës gjykohen nga një gjyqtare, Irena Gjoka, e cila ka gënjyer dy herë në formularin e dekriminalizimit. Ajo është e ndaluar dy herë në Greqi me vendim gjykate. Megjthatë, në lidhje me pyetjen tuaj, besoj e zoti Berisha ëhstë në gjendje të sjellë fitore, të drejtojë si kandidat për kryeministër, nëse bëhemi gati me një ekip të rinovuar, bëjmë një katarsis brenda vetes dhe të jemi në krah të qytetarëve. Përsa kohë jemi parimorë dhe me njerëz të papërfshirë në skandale, vjedhje, tendera e grabitje pronash, sigurisht që mund të fitojmë” tha Marin Suli.

Advertisement