Connect with us

Politike

Berisha i del në mbrojtje Lapajt: Stop terrorit ndaj protestuesve paqësorë kundër vjedhjeve të Ramës!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar pas tensioneve tek kryeministria, ku qytetarë të shumtë janë mbledhur paqësisht prej disa ditësh dhe kërkojnë shkarkimin e Edi Ramës.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se dënon me forcën më të madhe dhunën e narko-policisë ndaj protestesve dhe kreut e Partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj.

‘Stop terrorit ndaj protestuesve paqësor kundër vjedhjeve të Ramës dhe Lubisë. Dënoj me forcën më të madhe dhunën e narko-policisë me urdhër të Ramaduros kundër kryetarit të Partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj dhe protestuesve të tjerë’, – shkruan kryedemokrati Sali Berisha në Facebook.

Advertisement