Connect with us

Aktualitet

Berisha jep tjetër version për dhunën në Fushë Krujë: U rrahën se janë drejtues të PD

Sali Berisha ka reaguar pas rrahjes barbare nga fisi Rraja, të Bilbil dhe Jashar Maja. Berisha i ka dhënë konotacion politik ngjarjes, duke shkruar se viktimat janë drejtues të PD.

Reagimi i Berishës

Dhunë shtazore në Borizanë nga Xhelal e Flamur Rraja, vëllezërve të deputetit Rrahman Rraja ndaj qytetarëve të pafajshëm Bilbil dhe Jashar Maja.

Dy vëllezërit e deputetit të PS, Rrahman Rraja, Xhelal e Flamur Raja, dhe djali i këtij të fundit, kanë rrahur shtazërisht me shkopa bejsbolli dhe kërcënojnë me pistoletë qytetarët e pafajshëm, Bilbil dhe Jashar Maja, kryetar i grupseksionit të Partisë Demokratike në Borizanë.

Ky akt kriminal i fisit Rraja ka ardhur pas ankimit të vëllezërve Maja se atyre u ishte dëmtuar shtëpia nga shpërthimet në guroren që shfrytëzohej nga Rrajat.

Duke shprehur solidaritetin e plotë të Partisë Demokratike, Bilbil dhe Jashar Majas, Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe krimin e shëmtuar të bandës qeveritare Rraja dhe iu rikujton këtyre kriminelëve se drejtësia vonon, por nuk harron krimet tuaja të shëmtara.

Advertisement