Politike
Berisha ka vendosur, do ta gdhijë në Parlament
‘Pusho ti avokat i Taulantit’, Berisha paralajmëron qëndresë në Parlament: Do rrimë këtu 24 orë
Berisha: Ne do fillojmë qëndresën në parlament. Mos ikni nga salla, sepse këta këtë duan, të vendosin censurën.
Berisha: Kush është ai, si e ka emrin
Noka: Toni Gogu
Berisha: Avokati i Taulantit bëhesh ti eee
Pra ky është një tmerr, ky është një frikë që keni nga fjala e vërtetë./ Sot po kryeni krimin më të madh në histori, vjedhjen e pronës publike dhe bëni avokatin e një person që
Berisha: Kush është kjo?
Noka: Gjylameti…
Berisha: Blerina….ky ka frikë, ky është burracak. Ose zbatoni rregulloren ose ne do rrimë këtu non stop, 24-48 orë sa të dëshironi.
Shalsi, sa apartamente të humbën kur ishe në bashki. 8 Shalsi…
…
TIRANË- Ish kryeministri Sali Berisha duket se e ka kthyer në skenar të zakonshëm bllokimin e Foltores duke dalë LIVE në Facebook. Ashtu sikurse herën e fundit, Berisha pretendon se po i marrin kohën deputetëve të Rithemelimit dhe se kryetarja e Kuvendit po ndan deputetët në kategorinë 1 dhe 2.
Nisur nga tensionet dhe zaptimit të Foltores nga Berisha dhe besnikët e Rithemelimit, Kuvendi ka pezulluar seancën për pak minuta derisa të lirohet Foltorja. Berishës i është vënë një vërejtje nga Lindita Nikolla për bllokimin e Foltores.
Në rend dite pritet të diskutohet për projektin e Portit të Durrësit i cili ditëve të fundit ka nxitur debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës.
Opozita e cilëson një aferë korruptive kjo për shkak të kërkesës së maxhorancës për ta kaluar me procedurë të përshpejtuar. Nga ana tjetër PS thotë se do të bëhet porti më i madh në Mesdhe dhe do të kthehet në të ardhura për vendit tonë.
Sot pritet të miratohet buxheti dhe paketa fiskale 2023. Ndërkohë në rend dite është futur edhe një interpelancë e kërkuar nga grupi i deputetëve të Enkelejd Alibeajt me kryeministrin Edi Rama për përmbytjet.
Pas më shumë se një muaji diskutimesh, Pr/Buxheti 2023 dhe Paketa Fiskale kanë marrë vulën përfundimtare të komisioneve për të kaluar në seancën e sotme plenare, ku pritet edhe votimi i tyre. Buxheti i vitit 2023 parashikohet 632.9 mld lekë ose rreth 29% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Borxhi publik synohet të ulet në 69% nga 73.2% që ishte në 2021, ndërsa rritja ekonomike pritet të shkojë 2.6% vitin e ardhshëm.
Fokus të veçantë në buxhet ka marrë sektori energjetik, ku parashikohet fondi prej 12 miliardë lekësh. Po ashtu është parashikuar një fond prej 2. 3 miliardë lekësh që të përdoret për politika të reja pagash. Viti 2023 është vit zgjedhor dhe fondi i parashikuar për këtë qëllim është 1. 8 miliardë lekë.
Lajm ne perditesim…