Connect with us

Politike

Berisha kërkon heqjen e masës detyrim paraqitje, Gjykata e Lartë regjistron çështjen

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka depozituar një rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar shfuqizimin e masës së sigurimit të caktuar ndaj tij nga Apeli i GJKKO. Berisha kërkon heqjen e masës detyrim paraqitje.

Masa e detyrimit me paraqitje u vendos në datën tre janar 2025 nga gjyqtari Engert Pëllumbi i cili hoqi masën e ‘arrestit shtëpiak’. Berisha është urdhëruar që të paraqitet pranë SPAK, të hënë e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10:00.

Hetimet për dosjen Partizani kanë nisur në vitin 2020, dhe në aktakuzën e SPAK, dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai e akuzojnë ish-kryeministrin Berisha për veprën penale të “korrupsionit pasiv” të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. Sipas SPAK, Berisha ka ndryshuar ligje, dhe ka ushtruar presion mbi vartësit e tij, në mënyrë që ish-kompleksi Partizani t’iu kthehej pronarëve, në mesin e të cilëve do të përfitonte dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Në dosjen e SPAK thuhej se dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi është bërë përfaqësues i familjeve që rezultonin pronare të tokës ku ndodhej ish-kompleksi Partizani, përmes prokurave, në të cilat premtohej se do të arrinin objektivat nëse vendosnin vendosur në dispozicion 3-5% të pasurisë së tyre. Përveç dyshes Berisha-Malltezi, nën akuzë janë edhe Fatmir Bektashi, Andja Pustina dhe Xhimi Begeja. Aktualisht Berisha është në liri, por me masën “detyrim paraqitje”, 2 herë në javë. Por SPAK ka kërkuar që kryedemokrati të kthehet në arrest shtëpie duke ankimuar vendimin e GJKKO-së. Ndërkohë SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka ngritur akuzë zyrtare për Berishën, atë të korrupsionit pasiv.

Advertisement