Politike
Berisha: Kromi i Matit ka zhvilluar një mafia shumë të rrezikshme
Ka krom, por për matjanët ajo është një pasuri e mallkuar. Ka zhvilluar një mafia shumë të rrezikshme, hoqi dhe renten sepse e paguan. Asnjë kolonizator nuk mund të sillet në Mat ashtu siç sillet kjo qeveri. Mora shembull Matin sepse kam parë një skenë tragjike atje. Në çdo fushë kështu jemi sot, ndaj dhe mendja juaj, fjala juaj, Idetë tuaja, departamentet, duhet të jenë laboratori i platformave dhe i ideve për të cilat ka nevojë jetike Partia Demokratike dhe Shqipërisë. Por departamentet si bashkësi ekspertësh intelektualësh, specialistësh, kanë ndonjë mision tjetër të jashtëzakonshëm. Misioni i tyre është kontributi i secilit prej anëtarëve të këtij departamenti.