Connect with us

Politike

Berisha: Lëvizja e opozitës ka 2 qëllime…

Ish kryeministri, Sali Berisha bëri thirrje që qytetarët të organizohen në protesta për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama nga pushteti. Teksa foli në ceremoninë e 32 vjetorit të krijimit të PD-së në Vorë, Berisha tha se lëvizja e opozitës ka dy qëllime, fitoren në zgjedhjet lokale dhe më pas rrëzimin e qeverisë.

“Nuk mund të pranojmë qeverisjen nga një kryeministër i cili me firmën që vendosi sot u grabit shqiptarëve pronën publike më të çmuar që kanë, Portin e Durrësit.  Nuk mundet të pranojmë një kryeministër i cili në një urrejtje të fshehur ndaj armiqëve të pushtetit të etërve të tij i lejon vetes të korruptojë një ndër njerëzit më të rëndësishëm në botë për sigurinë e SHBA-ve. Ta përdorë atë si killer për opozitën. Nuk mundet ne që ta pranojmë këtë situatë, ndaj jemi këtu për t’u zotuar në një lëvizje të fuqishme që do ketë dy synime. Fitoren e opozitës dhe mos harroni idealet tuaja, guximi juaj, është uragani i vërtetë për ngrehinën e kalbësirës që kemi përpara. Objektivi i dytë është përmbysja e monizmit, Edi Rama duhet të largohet një minutë e më parë nga pushteti”-tha Berisha.

Advertisement